Mirëdita edhe nga unë.
Sa herë që nisin gjëra kaq të bukura, gjithmonë për mua është një ditë e veçantë dhe një moment i veçantë dhe një nder të jem pjesë e gjithë kësaj. Këtu në Komunën e Gjorçe Petrovit, tashmë në disa raste javët e fundit kemi filluar aktivitete të tilla, objekte kapitale, siç është ky kopsht për fëmijë. Këtu nuk do të ndalet, do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.
Më lejoni të shfrytëzoj rastin të përgëzoj kryetarin e Komunës, këshilltarët që mbështesin punën e kryetarit të Komunës, nënkuptohet administratën në Komunë, pa të cilën ndoshta e gjithë kjo nuk do të ishte ashtu siç është tani, sepse kjo është shumë e rëndësishme në këtë proces. Gjithashtu dëshiroj të përgëzoj edhe deputetët që vijnë nga Komuna e Gjorçe Petrovit, anëtarët e Qeverisë që mundësojnë që këto projekte së bashku me Komunën të bëhen realitet.
Dhe sigurisht u uroj qytetarëve që këtu së shpejti të ngritet një objekt tjetër si ky, të ketë më shumë fëmijë dhe të mundemi të gëzohemi për më shumë objekte të tilla, që më shumë fëmijë t'i përdorin ato objekte.
Ja pra një moment vërtet i veçantë dhe urime, le të ketë sa më shumë objekte të tilla. Dhe për detajet teknike nuk do të flisja, këtë e tha edhe kryetari i Komunës që të mos përsërisim. Le të ketë sa më shumë fëmijë, le të ketë sa më shumë objekte të tilla, ne si Qeveri do të punojmë që këto objekte të bëhen realitet.