Mickoski: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në mënyrë ilegale e kanë ndjekë VMRO-DPMNE-në me dron, do të ketë përgjegjësi për ato gjendje teknike operative, prandaj jeni të frikësuar

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve, theksoi se në kohën kur ishin në pushtet LSDM-ja dhe BDI-ja, në mënyrë ilegale e kanë ndjekë personalisht atë dhe VMRO-DPMNE-në me dron, por ai u porositi se për të gjitha ato gjendje teknike operative do të ketë përgjegjësi dhe prandaj frika është prezente tek të njëjtët që ndoqën dhe urdhëruan.

“Deri te ish-ministri për Punë të Brendshme i cili është prezent, nuk arrinte zëri, por prandaj janë ngritur dron mbi shtëpinë time, kur kam dalë në terren në Prilep dhe këto të gjitha janë në shënimet e shërbimeve të inteligjencës dhe kundërzbulimit. Ata kanë ndjekur kryetarin e opozitës me dronë operativë dhe mjete teknike operative. A është normale kjo? Dhe tani janë të frikësuar dhe marrin informacion nga fishkëllyesit, për të gjitha gjërat që duhet të bartet përgjegjësi”, tha kryeministri duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Venko Filipçe.

Kryeministri Mickoski theksoi se kur të vijë radha për përgjegjësi, opinioni do ta marrë vesh, por Qeveria nuk do të bëjë teatër siç bëri qeveria e kaluar, nga një sistem që është me rëndësi jetike për shtetin.

“E gjithë kjo do të paraqitet në seancë të mbyllur dhe e gjithë kjo do të deklasifikohet. Ju e ndoqët liderin e opozitës me dron, tani shkruajnë letra anonime, le të shkruajnë sa të duan, nuk ka shpëtim, nuk i shpëtojnë përgjegjësisë”, tha Mickoski.

Sa i përket certifikatës së drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, kryeministri Mickoski i tha Filipçes që ta ndërrojë ekipin që e informon, sepse jo 5 vjet por 9 vjet e posedon.

“Ka institucione që duhet ta kontrollojnë, ju keni vendosur të bëni politikë prej saj, është legjitime, mendoni se kështu do të fitoni diçka. Unë nuk mendoj se ju fitoni, por nëse mendoni vazhdoni, por ju nuk fitoni. Unë do t'ju jap një certifikatë të ngjashme nga personi që është ulur pranë jush. A e dini sa certifikata të tilla ka? Dëshironi të shihni certifikatat për drejtorët e emëruar nga LSDM? Mos bëni politikë nga kjo, ka institucione në vend që duhet të kujdesen, këto certifikata do t'ia jap ministrit për Punë të Brendshme”, deklaroi kryeministri Mickoski.