Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e Kuvendit për pyetje të deputetëve në përgjigje të pyetjes së deputetit Dimitar Apasiev, i tha se nga i njëjti shtet me emrin e ri kushtetues merr rrogë, financon partinë, por dhe se të njëjtën Apasiev dhe bashkëpartiakët e tij e nënshkruajnë kur parashtojnë amendamente në Kuvend.
“Është serioz fakti se udhëheqim shtet, nga i njëjti shtet nga i cili ti merr rrogë dhe merr mjete për financim të partisë tënde dhe nga i cili kërkon dokumente për ta intabuluar për të marrë kredi dhe të blesh hapësirë afariste në qendër të kryeqytetit për partinë e Majta. Në ndërkohë do të rinovoheni me veturë të re, do të shijosh komoditetin”, tha kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski i potencoi Apasievit se kënga për Maqedoninë e Veriut është e vitit 2019 dhe se ai nuk duhet të përhapë gënjeshtra dhe trillime, sepse nuk do të shkojë larg me to, sepse ata pak që e besojnë në çdo zgjedhje, nga një grup i madh largohet nga e Majta dhe kalon në VMRO-DPMNE dhe parti të tjera politike dhe kështu është në disa komuna të Maqedonisë.
“Fli i qetë dhe shijo paratë që merr nga ky buxhet, kjo qeveri, shijo plazhet e detit Egje dhe mund të të them se askund në Marrëveshjen e Prespës nuk është i ndaluar mbiemri maqedonas, as Maqedonia, kjo është e rregulluar në nenin 7, paragrafi 2 dhe 3 dhe më në fund mund të pajtohemi se edhe ne kemi të drejtë të përdorim mbiemrin "maqedonas" dhe ata kanë të drejtë. Edhe ne e përdorim Maqedonia dhe ata kanë të drejtë. Por, ka një dallim, ata me të cilët jeni në koalicion e kanë pranuar që të gjitha institucionet shtetërore që kanë financim shtetëror të mos mund të jenë më maqedonase”, tha Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se në çdo deklaratë që bën, intervistë dhe tani derisa flet, përdor Maqedoninë dhe maqedonasit për të cilët po lufton.
“Dhe kurrë nuk do të them gjëra që janë të pavërteta apo gjëra me të cilat do të manipuloj për të fituar një euro më shumë për të shpenzuar në plazhet e Egjeut siç bën ti. Unë njoh shumë patriotë Halkidikas, por këtu ka njerëz që luftojnë dhe do të luftojnë për një interes të përbashkët, e ai është interesi ne, i atdheut tonë të përbashkët dhe i të gjithë qytetarëve të etnive të ndryshme që e duan atdheun e tyre Maqedoninë”, theksoi kryeministri Mickoski.