Zëvendëskryeministri dhe ministër Stoilkoviq zhvilloi takim me përfaqësuesit e MATUSİTEB

Zëvendëskryeministri i Qeverisë Maqedonase dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e Unionit të organizatave joqeveritare turke në Maqedoni (MATUSİTEB).

Në takim, ku ishin të pranishëm Tahsin Ibrahim, kryetar i MATUSİTEB-it, Mehmed Arif, nënkryetar, dhe Mine Karaberzat, drejtoreshë ekzekutive, u hapën disa çështje, me fokus kryesor problemet dhe sfidat me të cilat përballet populli turk në vendin tonë.

Përfaqësuesit e MATUSİTEB-it shprehën dëshirën e tyre për avancimin dhe forcimin e arsimit në gjuhën turke, rritjen e përfaqësimit të anëtarëve të komunitetit turk në institucionet shtetërore, si dhe sigurimin e shërbimeve publike bazë për banorët në zonat rurale ku jeton populli turk.

Zëvendëskryeministri dhe ministër Stoilkoviq informoi përfaqësuesit e MATUSİTEB-it për planet e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, duke theksuar se tashmë është përgatitur një plan strategjik me të cilin vitin e ardhshëm do të përqendrohet në bashkësitë etnike më të vogla. Ai gjithashtu theksoi angazhimin e tij që të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në vend të ndihen si qytetarë të barabartë me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta.

“Bazuar në buxhetin për vitin e ardhshëm, është parashikuar që të gjitha bashkësitë etnike të marrin mjete të barabarta për të shënuar ditën e tyre, sepse për mua është rëndësishme që të evidentohet përparim në raportin e KE-së në fushën e respektimit të të drejtave të bashkësive më të vogla,” theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër Stoilkoviq në Qeverinë e RMV-së.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi i ndërsjellë është i rëndësishëm dhe se është me vlerë që ekzistojnë pozita të mira fillestare që do të sjellin përparim nga një gjendje e stagnuar.

Me respekt,