Durmishi: Përmes masave aktive të punësimit do të punojmë për përmirësimin e tregut të punës dhe rritjen e punësimit

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi mbajti sot fjalim në konferencën "Menaxhimi i mungesës së fuqisë punëtore në profesione të caktuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut" të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP).
"Qeveria, në përbërjen e së cilës është Ministria e Ekonomisë dhe Punës, unë si ministër i Ekonomisë dhe Punës, në periudhën e ardhshme do t'i përkushtohemi zhvillimit dhe implementimit të qasjes sistemore për përballje me mospërputhjen e ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore në tregun e brendshëm të punës dhe tejkalimit të këtij problemi serioz që prek ekonomitë shumë më të zhvilluara evropiane", tha ministri Durmishi në fjalimin e tij.
Sipas ministrit Durmishi, posedimi i njohurive dhe shkathtësive përkatëse mundëson punësueshmëri dhe qëndrueshmëri më të madhe të punësimit. Kur personat kanë njohuri dhe shkthatësi të mirëfillta të kërkuara në tregun e punës, ata mund të punojnë në vende pune cilësore dhe të qëndrueshme. Nga ana tjetër, në kushte të ndryshimit të shpejtë të ekonomisë globale, njohuritë dhe shkathtësitë që posedohen përcaktojnë kryesisht konkurrentësinë, kapacitetin e inovacioneve dhe gatishmërinë e kompanive për të ndjekur ndryshimet teknologjike dhe të tjera në punë. Kur fuqia punëtore ka njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme, nxiten edhe investimet dhe hapja e vendeve të reja të punës. Në këtë mënyrë do të ndikohet në uljen e mospërputhjes vertikale të shkathtësive që arrin mbi 25%, dhe mospërputhjen horizontale e shkathtësive që është më e theksuar dhe tejkalon 50% në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Do të përpiqemi të sigurojmë nevojën për fuqi punëtore të kualifikuar të kompanive përmes implementimit të programeve aktive të punësimit të përfshira në Planet operative vjetore për programet dhe masat aktive të punësimit, e të cilat u referohen llojeve të ndryshme të trajnimeve që zhvillohen në kushte reale pune, respektivisht në kompanitë. Të tilla janë trajnimet për punëdhënës konkret, trajnimet për profesionet e kërkuara në tregun e punës, praktikimi, etj. Në këtë mënyrë, personat e papunë do të përvetësojnë përvojë praktike pune, shkathtësi  që  janë të kërkuara në tregun e punës dhe do të mundësojnë përfshirjen e tyre më të shpejtë në tregun e punës, e nga ana tjetër, kompanitë do të kenë në dispozicion punëtorë të kualifikuar adekuat”, tha ministri, duke shtuar se do të duhet t'i kushtojmë vëmendje tendencave moderne evropiane, që bëjnë të ditur në riorientimin gjithnjë e më të madh drejt ekonomisë së gjelbër dhe digjitale. Edhe fuqia jonë punëtore do të duhet të trajnohet dhe të përgatitet për të ardhmen, me fokus në teknologjitë e gjelbra, praktikat e qëndrueshme dhe zgjidhjet digjitale, që do të paraqesin bazën për përparim ekonomik dhe konkurrentësi.
Për këtë qëllim, është e nevojshme të investohet në krijimin e sistemit gjithëpërfshirës dhe fleksibil arsimor që do të ndjekë këto tendenca dhe do të mundësojë përsosjen e vazhdueshme të punëtorëve ekzistues dhe atyre të ardhshëm. Paralelisht me këtë, do të vazhdojmë të nxisim bashkëpunimin midis institucioneve arsimore dhe sektorit privat për të zhvilluar programe që do të realizojnë këtë qëllim", tha ministri Durmishi në fjalimin e tij.
Ministri theksoi se me këtë qasje, do të mund të krijojmë treg dinamik, modern dhe konkurrent të punës, ku oferta dhe kërkesa janë në baraspeshë, ndërsa fuqia punëtore është e gatshme të përballet me sfidat e së ardhmes. Kjo do të sigurojë rritje dhe zhvillim ekonomik afatgjatë, stabilitet të vendeve të punës, por edhe të kompanive.