"Sa i përket Kostal-it dhe të tjerëve të cilat i përmendët, si Epsotech dhe Brainchild dhe të ngjajshme, mendoj se pronarët nuk ndajnë të njëjtën përvojë dhe ndjesi që keni ju", i tha kryeministri Hristijan Mickoski, Fatmir Bytyqit gjatë seancës së sotme parlamentare duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve.
"Nëse ne i kemi ndryshuar pozicionet sipas nevojave, as Akuo Energy, as parku diellor Mitilineos në Pehçevë dhe as investimi belg nuk u gjetën në Parlament. Dhe nuk u gjetën në Parlament as nuk do të gjenden në Parlament sipas kushteve që ju keni pranuar për shumë arsye. Dhe këto arsye të gjitha këto investime i dallon nga investimi për të cilin po flas Alkazar", deklaroi ai.
Kryeministri Mickoski shpjegoi në detaje pse Alkazar po investon në vend dhe sqaroi se për atë kompani nuk ka favorizime, as nuk ka lidhje me Ligjin për Investime Strategjike, por kompania vepron vetë në tregun e lirë.
"Për investimin Alkazar, zoti Fatmir Bytyqi nuk ka nevojë për mbledhje qeveritare, sepse nuk ka favorizime dhe nuk është në përputhje me Ligjin për Investime Strategjike, pasi kompania vetë vepron në tregun e lirë me produktin të cilin do ta prodhojë pasi të përfundojë ky park me erë. Nuk ofrojmë blerje të garantuar me çmim të garantuar për 15, 20 ose 25 vjet, nuk ofrojmë lirime tatimore dhe të ngjashme. Nuk ofrojmë tokë falas, por urbanizim dhe natyrisht, blerje të asaj toke sipas procedurave dhe ligjit në fuqi, lidhje sipas rregullave të MEPSO-së pa tarifa të privilegjuara, pa kontrata të privilegjuara, pa agjenda të fshehta, etj. Me fjalë të tjera, dallimi midis këtij investimi prej gjysmë miliardi dollarësh dhe atyre që përmendni ju është i qartë si bardhë e zi, sepse në këtë investim nuk ka privilegje, ndërsa në ato të tjerat ju keni ofruar gjithçka", shtoi kryeministri Mickoski.
"Do të filloj nga e para. Akuo Energy, saktë bëhet fjalë për një kompani prestigjioze franceze dhe ata kanë qenë tek unë. Kemi biseduar si kur isha në opozitë ashtu edhe kur jam kryetar i Qeverisë. Ua shpjegova tre vërejtjet kryesore. Ja, do t’ua them edhe juve, nuk mund të pajtohem që një central diellor të vendoset në tokë bujqësore të kategorisë së parë, të dytë ose të tretë. Sepse mendoj dhe jam i bindur që një tokë e tillë bujqësore duhet të punohet, të prodhojë produkte dhe nga ato produkte të ushqehen qytetarët maqedonas. Prandaj, u propozova që të sigurojnë tokë nga kategoria e katërt ose më lartë, sepse një tokë e tillë ose nuk përdoret ose përdoret shumë pak nga bujqit tanë," tha Mickoski.
"Së dyti, nuk mund të bëjmë marrëveshje në katër sy. Ajo duhet të jetë një procedurë publike dhe transparente që do të kryhet nga komuna. Nuk mund të bëhet me marrëveshje në katër sy përmes Ligjit për Investime Strategjike. Së treti, duke pasur parasysh që centralet diellore janë objekte me kërkesa të ulëta për punësim, që punësojnë shumë pak njerëz, ndoshta disa që kujdesen për sigurinë dhe monitorimin e prodhimit, një kapacitet i tillë i instaluar mund të ketë implikime teknike për sistemin. Dhe i parashtrova pyetjet kush do t’ju balancojë sepse ju në një moment të caktuar do keni 400Mw që nuk do ju duhen, pyetja ishte kush do ju balancojë, i ofrova të instalojnë bateri. Po bëhet ligji përmes Ministrisë për Energjetikë, Burimeve Minerale dhe Minierave, dhe këtë ua ofrova si opsion. Dhe, më në fund, nuk mund t’u ofrojmë si opsion 55 euro për megavat-orë vetëm atyre, ndërsa të tjerëve që sot prodhojnë energji elektrike nga panelet diellore dhe e shesin në tregun e lirë, të mos ua ofrojmë të njëjtat kushte. Pse ata të jenë më të privilegjuar se të tjerët", tha Mickoski.
"Së pari për Mitilineos, edhe kur u nënshkrua marrëveshja strategjike, ishte me garanci bankare të skaduar. Së dyti, ato kushte që u keni ofruar ju, unë ju garantoj që të paktën 10 biznesmenë maqedonas do të investojnë nesër. Pse t’ia japim Mitilineosit, ja le të investojë ESM ose një biznesmen maqedonas", tha ai, duke theksuar se e njëjta gjë vlen për të gjitha investimet.
Kryeministri Mickoski tha se, nëse investitorët e tjerë duan të investojnë nën të njëjtat kushte si Alkazar, le të vijnë nesër të nënshkruajnë marrëveshje, duke theksuar se koha e “si deri më tani” ka përfunduar, ku disa investitorë kishin privilegje për shkak të interesave të disa të fuqishmëve politik.
"Nuk mund të japim privilegje, nëse i japim njërit, duhet t’u japim të gjithëve. Nuk mund t’u japim disave për shkak të interesave të një fuqie politike, ndërsa të tjerëve jo. Ato kohë të “si deri më tani” kanë përfunduar. Dua të jem i drejtpërdrejtë, dallimi është i madh, nën të njëjtat kushte si Alkazar, le të vijnë të gjithë dhe nesër do të nënshkruajmë marrëveshjet", përfundoi Mickoski.