Mickoski: Maqedonia është në majë sipas rritjes së BPV-së në tremujorin e tretë, këtë vit është 3% në krahasim me vendet e BE-së dhe Evropës, vazhdojmë të punojmë me përkushtim

 

Të nderuar, 

 

Në gjashtë muajt e kaluar që nga zgjedhja, kjo Qeveri është fokusuar plotësisht në tejkalimin e pasojave negative të një ekonomie të dëmtuar dhe të prapambetur të cilën e trashëguam.  

 

Trashëguam një industri në rënie, paga të papaguara, ndërmarrje publike dhe shoqëri aksionare në pronësi shtetërore të falimentuara.   

 

Këto pesë muaj, punojmë për të konsoliduar dhe rritur prodhimin bruto të vendit (BPV). Ditë e natë përpiqemi të ndihmojmë biznesin, të krijojmë kushte për tregti të drejtë, pa kërcënime, shantazhe apo presione dhe sipas parimit si deri më tani, të jemi në hap me kërkesat dhe nevojat e ekonomisë. Dhe mund të them se po ia dalim, për këto tregojnë edhe treguesit e parë ekonomikë.

 

Sipas të dhënave të vlerësuara nga Enti Shtetëror për Statistikë, norma e rritjes së BPV-së për tremujorin e tretë të vitit 2024, bëhet fjalë për muajt korrik, gusht dhe shtator u rrit për 3.0%.   

 

Ndoshta kjo paraqet një shifër relative dhe një shifër që mund të debatohet, por cilat janë faktet. Në kushte të zhvillimeve komplekse gjeo-ekonomike dhe politike, shifra prej 3 përqind është një nga më të lartat në kuadër të Bashkimit Evropian.

 

Vetëm pesë shtete anëtare të BE-së kanë një normë më të lartë të rritjes në tremujorin e tretë dhe sa i përket rajonit, dy shtete anëtare të BE-së kanë një normë më të ulët të rritjes në tremujorin e tretë, ato janë Greqia dhe Bullgaria me 2,4 përqind. Pastaj mund të them se Rumania ka një bilanc negativ -0,3 përqind, Sllovenia ka 1 përqind. Normat negative të rritjes janë regjistruar në Estoni, Austri, Letoni, Gjermani etj.

 

Nëse analizohen të dhënat e rishikuara nga tre mujorët e parë të këtij viti, mund të themi se ekonomia maqedonase PBV u rrit mesatarisht më shumë se 2,6 përqind, që është më shumë se parashikimet e disa institucioneve ndërkombëtare, mendoj se kjo ishte Banka Botërore, e cila parashikoi një rritje prej 1,8 përqind për vitin 2024 të PBV-së së ekonomisë maqedonase.

 

Presim një rritje të ngjashme dhe më të lartë në tremujorin e katërt, duke e afruar nivelin e rritjes vjetore nga 3 përqind, që është shumë më tepër se parashikimet prej 1,8 përqind.

 

Kjo do të thotë se kemi arritur ta konsolidojmë ekonominë dhe indikatorët me të cilët sot mund të dalim para opinionit maqedonas në këtë tremujor janë disa nga më të mirët në Evropë, dhe shumë rrallë kemi pasur mundësinë të krenohemi me rezultate ekonomike që do të jenë disa nga më të mirat në Evropë.

 

Në tremujorin e tretë të vitit 2024, është vërejtur rritje më e madhe në sektorët:

 

- Tregtia me shumicë dhe pakicë,

- Transporti dhe magazinimi,

- Objektet për akomodim dhe shërbime ushqimore,

- Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike,

- Veprimtaritë administrative dhe shërbime ndihmëse shërbyese.

 

Shpenzimi final i familjeve, duke përfshirë institucionet jofitimprurëse që i shërbejnë atyre, në tremujorin e tretë të vitit 2024 ka shënuar një rritje nominale prej 3.9% dhe pjesëmarrja e tij në strukturën e Produktit Bruto të Vendit është 67.7%.

 

Në të njëjtën periudhë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve ka pësuar një rritje nominale prej 2.0%.

 

Përveç rritjes historikisht më të madhe të investimeve të huaja, të cilat deri në fund të vitit pritet të kalojnë një miliardë euro, arritëm që, pas konsolidimit të ekonomisë maqedonase, të kemi indikatorë që janë ndër më të mirët në Evropë, sigurisht dhe më të mirët në rajon.

 

A mund të jemi dhe a duhet të jemi të kënaqur?

 

Përgjigja është se këtu nuk ndalemi dhe do të vazhdojmë të punojmë dhe për një kohë të shkurtër, mund të konkludojmë se kemi një rritje prej 3 përqind të PBV-së dhe një nivel rekord të investimeve të huaja, për të cilat siç thamë, deri në fund të vitit pritet të jenë më shumë se një miliardë euro.

 

Mund të them se rikuperimi është në një nivel të kënaqshëm, gjithmonë mund të bëjmë më mirë dhe ne do të synojmë që të bëjmë më mirë dhe do të bëhet më mirë.

 

Në lidhje me vlerësimin tim personal, mund të them se për një periudhë të shkurtër e konsoliduam ekonominë dhe mund të them se jam i kënaqur.

 

Vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi, sepse qëllimi ynë është të arrijmë ditë më të mira dhe ato ditë janë përpara nesh dhe ato ditë do të vijnë, dhe tashmë po vijnë, ditë të rritjes më të madhe.

 

Dhe përsëri, do të jemi një ekonomi që në këtë pjesë të Evropës do të jetë më e mira dhe një nga udhëheqëset në Evropë për rritjen e PBV-së.

 

Na duhen hapa të mëdhenj ekonomikë për të mundur të rimarrim gjithçka që është humbur në 7 vitet e fundit.