Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi takim me ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zhelazko Radukov. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë bashkëpunim të frytshëm ekonomik. Ministri Durmishi theksoi se: Republika e Bullgarisë është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në vitet 2020, 2021, 2022, 2023 dhe 10 muajt e vitit 2024 renditet e 6-ta në listën e vendeve me të cilat Maqedonia e Veriut ka vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar. Pres që përmes bashkëpunimit të mëtejshëm të frytshëm ekonomik t'i përmirësojmë edhe më shumë relacionet ekonomike mes dy vendeve.