Urim me rastin e Krishtlindjeve nga nënkryetari dhe ministri Stoilkoviq

Të nderuar bashkëqytetarë të besimit katolik, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive t’ju përcjell urimet e mia me rastin e njërës prej festave më të mëdha të krishtera, Lindjen e Krishtit - Krishtlindjet.

Le të sjellë kjo festë e madhe shëndet të mirë, mirëqenie, begati dhe sukses në të gjitha sfidat e jetës. Ju uroj momente të paharrueshme me të afërmit tuaj, mendime të mira, harmoni dhe dashuri dhe le të depërtojë gëzimi që sjell kjo festë në zemrat tuaja, duke ju sjellë paqe dhe mendime të bukura e fisnike. Le të mbizotërojë mirësia dhe arsyeja mbi të gjithë ne. Të shtrijmë dorën njëri tjetrit, sepse vetëm kështu, vetëm së bashku dhe të bashkuar, mund të arrijmë shumë.

Edhe një herë, ju uroj që ditët festive t’i kaloni të rrethuar nga më të afërmit tuaj, në ngrohtësinë e shtëpive tuaja, me shëndet të mirë dhe mirëqenie familjare, të mbushura me frymën dhe shpirtin e festës.