Takimi Durmishi-Bolat:Thellimi i lidhjeve ekonomike midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë është prioriteti ynë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi takim sot me ministrin turk të Tregtisë Omer Bolat, i cili ndodhet për vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut.
Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, të dy ministrat diskutuan marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve.
Ministri Durmishi në takim informoi se Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe vend që vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë së Veriut në sektorë të ndryshëm si partner strategjik investues.
"Të dhënat për shkëmbimin tregtar tregojnë se Republika e Turqisë vitin e kaluar është renditur në vendin e 7-të në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut realizon vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar. Shpresoj që në periudhën e ardhshme ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë”, tha Durmishi në takim dhe shtoi se në dhjetë muajt e parë të vitit 2024, shkëmbimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë arrin 747,5 milionë euro, që është rritje prej 10,4% krahasuar me 10 muajt e parë të vitit 2023.
Ministri Durmishi nënvizoi se investimet e përgjithshme turke në Maqedoni arritën në rreth dy miliardë euro. Investitorët turq përbëjnë 38 për qind të investimeve të përgjithshme të huaja në vend. Turqia është partneri ynë i pestë për sa i përket investimeve dhe i shtati për sa i përket tregtisë.
Në takimin u theksua se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është i mirë, por kapaciteti nuk është shfrytëzuart mjaftueshëm. Duhet të punohet në lidhjen ndërmjet të vegjëlve dhe ndërmarrjeve të mesme në thuajse të gjithë sektorët
Palët në këtë takim u përqendruan edhe në mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa është bërë edhe thirrje për rritjen e investimeve
Dy ministrat biseduan edhe për pjesëmarrjen më të madhe të ndërmarrjeve turke në projekte infrastrukturore dhe energjetike maqedonase në drejtim të rritjes së investimeve në Maqedoninë e Veriut.