Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, foli sot në seancën konstituive të Këshillit për Siguri Sociale, i cili është themeluar me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe interesave sociale të shfrytëzuesve të pensionit dhe marrjen e masave për avancimin e pozitës sociale dhe integrimin dhe përmirësimin e standardit të jetesës së përfituesve të pensionit.
Para anëtarëve të pranishëm të Këshillit, Vellkovski tha:
“Përkushtimi i Qeverisë për përmirësimin e standardit jetësor të pensionistëve është i qartë, duke pasur parasysh se Qeveria e ka filluar mandatin me rritjen e të gjitha pensioneve për 2500 denarë në shtator të vitit 2024, ndërsa në muajin mars të vitit 2025 pritet një rritje e mëtejshme për të njëjtën shumë prej 2500 denarë. Me rritjen në muajin shtator të vitit 2024, pensioni më i ulët i garantuar arriti në 15.692 denarë dhe pritet të jetë 18.192 denarë në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa pensioni mesatar nga shtatori është 23.758 denarë dhe në mars 2025 pritet të jetë rreth 26.258 denarë. Me këtë rritje kemi kontribuar veçanërisht në përmirësimin e standardit të pensionistëve me pensione më të ulëta, të cilët materialisht janë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve”.
Ai theksoi se përpjekjet e Qeverisë për përmirësimin dhe avancimin e të drejtave dhe interesave të pensionistëve nuk përfundojnë me këtë rritje të pensioneve, por vazhdojnë më tej me futjen e masave dhe korrigjimeve të sistemit për përmirësimin e pozitës së pensionistëve në vend.
Pas fjalës përshëndetëse të Zëvendësministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Këshilli për Siguri Sociale vazhdon punën dhe kryetar i Këshillit u zgjodh Fidanço Stoev nga Unioni i shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë.