Të nderuar,
Protestat janë malicioze dhe politikisht të motivuara, pagat nuk janë të larta, por mundësitë e buxhetit janë të kufizuara.
Protestat nuk janë mënyra më e mirë e komunikimit, Qeveria është e hapur për të arritur një marrëveshje me të gjitha organizatat sindikale përmes dialogut.
Çdo propozim ose sugjerim nga sindikatat diskutohet, me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme dhe në interes të qytetarëve.
Vitin e kaluar edhe përskaj gjendjes katastrofike që trashëguam nga Qeveria e kaluar, së bashku me sindikatat arritëm marrëveshje për rritjen e pagave për punonjësit në shëndetësi dhe arsim dhe gjithashtu rritëm pensionet për mbi 300.000 pensionistë në mënyrë lineare.
Qeveria e kaluar gjatë përgatitjes së Buxhetit për vitin 2024 nuk kishte parashikuar mjete për pagesën e K-15 për punonjësit në administratë, ndërsa me rishikimin e Buxhetit, kjo Qeveri i parashikoi dhe i pagoi K-15 për 84.000 punonjës në vlerë prej 1 miliard denarë.
Për gjashtë muaj si Qeveri kemi bërë shumë më tepër për qytetarët se sa ajo që bëri Qeveria e kaluar për 7 vjet.
Qeveria mbetet e përkushtuar në marrjen e vendimeve në interes të të gjithë qytetarëve dhe rritjen e pagave për punonjësit, por mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje për problemet dhe qëndrimet e ndryshme është përmes bisedave.
Na vjen keq që AOJSH, përkundër Këshillit Ekonomik-Social, si një organ në të cilin marrin pjesë dhe përmes të cilit gjithmonë kemi diskutuar për sfidat, vendosën të protestojnë.
Qeveria ka dëshmuar dhe ka treguar se është partner i punonjësve, prandaj theksojmë se si Qeveri jemi të gatshëm të ulemi në tavolinë dhe të shqyrtojmë të gjitha propozimet nga sindikatat.
Greva si një zgjidhje e parë nuk është hap legjitim dhe tregon instruktim politik.
Nëse AOJSH vërtet kujdesen për pagat e punonjësve, i ftojmë ata për bisedime me qëllim që të gjejmë zgjidhje të vërteta. Përndryshe mbetet dyshimi se AOJSH është organizatë sindikale që punon për interesa të partive të caktuara, të cilat nuk mendojnë asgjë tjetër veçse për të grumbulluar pikë politike në kurriz të qytetarëve.