Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Operatori Nacional i Tregut të Energjisë Elektrike - MEMO SHPKNJP Shkup dhe Byroja për Furnizime Publike, organizuan ngjarje në të cilën u prezantuan përfitimet nga puna e bursës vendore për energji elektrike, me theks në aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen të tre institucioneve që duhet të kontribuojnë në përmirësimin e tregut maqedonas për energji elektrike.
Në ngjarje u promovua rëndësia e institucioneve dhe kompanive, gjatë procesit të furnizimit publik me energji elektrike, të zbatohen rregullat standarde të tenderimit, përmes të cilave do të indeksoheshin kontratat për furnizim me energji elektrike, sipas të dhënave nga bursa maqedonase për energji elektrike – Indeks MEMO-Blerje Një Ditë Përpara (NJDP). Praktika e deritanishme, në mungesë të bursës vendore për energji elektrike ishte sipas indeksimit të bursave të huaja për energji elektrike.
Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale në fjalimin e saj theksoi se përfitimet e indeksimit të çmimit për energji elektrike në përputhje me bursën vendore janë të numërta, para së gjithash, duke pasur parasysh se tashmë kemi një bursë konkurruese maqedonase ku çmimi për MWh të arritur është i përshtatshëm me kërkesën dhe ofertën reale për energji elektrike në vendin tonë. Prandaj, është e rëndësishme që kompanitë dhe institucionet që blejnë energji elektrike për nevojat e tyre, të shfrytëzojnë mundësitë e bursës vendore për energji elektrike.
“Është e rëndësishme që institucionet dhe kompanitë gjatë procesit të furnizimit publik me energji elektrike të zbatojnë rregullat standarde të tenderimit përmes të cilave do të indeksohen kontratat për furnizim me energji elektrike sipas të dhënave nga Bursa Maqedonase e Energjisë Elektrike - Indeks MEMO-Blerje Një Ditë Përpara. Praktika e deritanishme, në mungesë të bursës vendore për energji elektrike, ishte sipas indeksimit të bursave të huaja për energji elektrike. Përforcimi i bursës maqedonase është i një rëndësie kyçe për sektorin tonë energjetik. Jo vetëm që siguron çmime korrekte dhe konkurruese, por gjithashtu përforcon pavarësinë tonë energjetike," deklaroi Bozhinovska.
Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të aktorëve relevant në sektorin e energjetikës, institucione shtetërore dhe kompani private, përfaqësues të odave të tregtisë si dhe të komunave.
Mare Bogeva Micovska, drejtoreshë e Byrosë për Furnizime Publik, nënvizoi se me dokumentacion të unifikuar të tenderimit do të zvogëlohen gabimet dhe mosharmonizimet në zbatimin e procedurave të furnizimit publik me energji elektrike.
Me aplikimin e dokumentacionit të unifikuar të tenderëve për furnizimin publik me energji elektrike, do të rritet efikasiteti në realizimin e procedurave, që dërgon gjithashtu në kursime më të mëdha të mjeteve publike“, theksoi Bogeva Micovska.
Bogeva Micovska theksoi se Byroja për Furnizime Publike do të vazhdojë të mbetet partner me pjesëmarrësit në tregun e furnizimeve publike, duke realizuar kështu qëllimin dhe misionin e saj.
Menaxheri i Operatorit Nacional të Tregut të Energjisë Elektrike – MEMO, Zoran Gjorgjievski, prezantoi arritjet e bursës vendase ku 37 pjesëmarrës tregtojnë çdo ditë, si dhe rëndësinë e përdorimit të informacionit mbi çmimin e energjisë elektrike në procedurat e furnizimit publik me energji elektrike nga bursa maqedonase.
„Bursa vendase e energjisë elektrike, për gati dy vjet, ofron siguri dhe çmime relevante për çdo orë të ditës. Sinjali i çmimit nga tregu „një ditë përpara“, i cili menaxhohet nga MEMO, është një tregues kyç për funksionimin efikas të sektorit të energjisë elektrike në vendin tonë. Ky sinjal jo vetëm që reflekton kushtet reale të ofertës dhe kërkesës për energji elektrike, por gjithashtu luan një rol thelbësor në procesin e marrjes së vendimeve nga të gjithë pjesëmarrësit në treg, përfshirë kompanitë përdoruese të energjisë elektrike.“
„Përmes sinjaleve të qëndrueshme dhe të sakta të çmimeve nga tregu „ një ditë përpara“, sigurojmë siguri për pjesëmarrësit vendas, forcojmë konkurrencën dhe përmirësojmë gatishmërinë për t'u lidhur me tregjet rajonale dhe evropiane“, tha Gjorgjievski.
„Gjorgjevski në prezantimin e tij theksoi edhe planet dhe aktivitetet e ardhshme të MEMO-s, ajo që do të ndodhë në vazhdim është futja e euros si monedhë për tregtim, në tremujorin e parë të këtij viti, lidhja e tregut (market coupling) me bursat e vendeve fqinje dhe BE, zhvillimi i tregut brenda ditës dhe garancitë për origjinë (GOs) nga burimet e ripërtërishme.