Mickoski: Më vjen keq që një jetë e re u shua para kohe, protesta e qytetarëve është e justifikuar dhe e mbështes

 "Revolta e qytetarëve është apsolutisht e justifikuar dhe këtu nuk ka asnjë dilemë dhe një nga mënyrat që të tejkalohet e gjithë kjo është pikërisht ai sistem që duhet të detektojë këtë lloj sjelljeje të egër në bulevardet dhe rrugët tona. Jo vetëm në kryeqytet, por  edhe kudo në shtet.
  
Dhe mendoj, jo që mendoj por e di që Ministria e Punëve të Brendshme tashmë është duke e zbatuar këtë procedure dhe shumë shpejt nga sot, do të kemi një sistem të tillë i cili do të ndëshkojë këtë lloj sjelljeje të egër dhe kjo duhet të ndodhë, pavarësisht plumbave politikë që mund t’ï marrim neve. Ne duhet ta instalojmë, ta zbatojmë dhe të zbatojmë politikë ndëshkuese  e cila do jetë rigoroze. Sepse edhe nëse shpëtojmë vetëm një jetë, e kemi arritur qëllimin,” deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

"Fatkeqësisht, një jetë e re u shua para kohe për shkak të një personi të tillë të papërgjegjshëm, i cili eshtë sjellë me egërsi në rrugët e kryeqytetit. Por, për mua, më e papërgjegjshme është sjellja e disa politikanëve me një politikë nekrofile, të cilët përpiqen në këtë mënyrë, me mesazhe që shpifin, të tërheqin vëmendje politike dhe të përfitojnë pikë politike," theksoi kryeministri Mickoski.
  
"Kjo është një protestë qytetare dhe një protestë e justifikuar, dhe e mbështes atë. Në këtë drejtim mendoj si kryeministër dhe si kryetar i Qeverisë. Por, sa më shpejt që të jetë e mundur, sistemi “Qytet i Sigurt” duhet të instalohet, të funksionojë dhe të miratohen të gjitha ndryshimet ligjore të nevojshme. Besoj se këtë vit gjithçka do të vihet në funksion. Më vjen keq që për vite me radhë nuk është bërë asgjë për këtë çështje. Në këtë buxhet, këtu është edhe ministrja, tashmë janë siguruar mjete, jo vetëm për qytetet, por edhe për arteriet kryesore, autostradat dhe rrugët eksprese që lidhin shtetin me vendet fqinje.Kështu që, si Qeveri, mund ta bëjmë këtë.

Sipas informacionit që kam, personi që ka kryer incidentin është arrestuar dhe i është caktuar një masë paraburgimi prej 30 ditësh. Dhe shpresoj që ky system, siç e kualifikuat juve, gjyqësor dhe prokuroria, i cili ka një besim më të ulët se 2% tek qytetarët, më në fund do të çlirohet nga ndikimet partiake dhe të tjera, dhe do të gjykojë dhe akuzojë sipas ligjit, pa toleruar më persona të tillë. Sepse nëse nuk i ndëshkoni në kohë, shihni se çfarë mund të ndodhë," tha kryeministri Mickoski.
 
"Jam i neveritur nga politikanët nekrofil, të cilët në këtë mënyrë përpiqen të fitojnë pikë politike. Absolutisht e mbështes revoltën e qytetarëve dhe më vjen keq, si i pari i Qeverisë, që një jetë e re u shua para kohe. Dhe shpresoj që shumë shpejt, gjithçka për të cilën po flas do të instalohet dhe do të zbatohet dhe të shpëtojmë jetë njerëzish, që të mos shuhen para kohe, siç ndodhi në këtë rast," komentoi kryeministri Mickoski.