Ministri Durmishi realizoi takim me tregtarët dhe shpërndarësit për vendimin e kufizimit të marzhit

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, dhe përfaqësues të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, sot mbajtën takim me përfaqësues të zinxhirëve më të mëdhenj tregtarë dhe shpërndarësve në shtet.

Në takim u bisedua për propozim vendimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për kufizimin e marzhit të fitimit bruto në masën 10% në tregtinë me shumicë dhe 10% në tregtinë me pakicë të disa prej produkteve ushqimore bazë dhe mjeteve higjienike.

Tregtarët dhe shpërndarësit i dhanë propozimet dhe vërejtjet e tyre që Ministria e Ekonomisë dhe Punës do t'i analizojë në mënyrë plotësuese.

Në mbledhje u dakordua që vendimi përfundimtar të merret brenda javës së ardhshme.