Qeveria: Informacionet për furnizimin me fruta dhe perime të publikuara në publik nuk janë të sakta

Të nderuar,

Qeveria reagon ndaj informacioneve të pasakta për furnizimin me fruta dhe perime. Këto dezinformata kanë për qëllim të krijojnë një imazh të rremë dhe të manipulojnë me të vërtetën, edhe pse burimi i këtyre dezinformacioneve e njeh shumë mirë gjendjen faktike. 

Koha e 'vjedhjes' së shtetit, siç ka ekzistuar gjatë qeverisjes së kaluar, ka mbaruar. Nuk është e vërtetë që furnizimin e bën Qeveria, por furnizimi i rregullt bëhet nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) dhe ky furnizim është i destinuar për funksionimin pa pengesa të restoranteve në pronësi të SHPPP.

Ky furnizim zbatohet për shumë vite me të njëjtin parim, siç është rasti me çdo restorant në vend, i cili duhet të ketë produkte ushqimore të ndryshme edhe pse disa prej tyre nuk përdoren gjithmonë. 

Dëshirojmë të theksojmë se produkte si mango, asparagusi dhe produkte të ngjashme specifike kurrë nuk janë furnizuar ose porositur nga firma që ka fituar tenderin publik. Nëse ka kërkesa nga një delegacion i lartë ndërkombëtar që përfshin këto produkte, vetëm atëherë ato do të furnizoheshin sipas nevojave.

Është e rëndësishme të përmendet se produktet që furnizohen paguhen nga përdoruesit përfundimtarë. Ose për krahasim: në periudhën nga 01.01.2024 deri më 01.07.2024, kur Qeveria udhëhiqej nga LSDM, xhiroja e regjistruar në restorante ishte 73,257 MKD. Nga data 01.07.2024 deri më 31.12.2024, nën udhëheqjen e Qeverisë së drejtuar nga VMRO-DPMNE, xhiroja e regjistruar arriti 1,263,582 MKD. 

Në vitin 2024, procedura e tenderimit publik për këto produkte u mbyll me një procedurë ankandi në vlerë prej 2,625,000 MKD. Për krahasim, po i njëjti tender gjatë qeverisjes nga VMRO-DPMNE kishte vlerën 2,190,045 MKD.

Treguesit ekonomik konfirmojnë qëllimin e Qeverisë për të punuar në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe pa shpenzime joproduktive. Po ashtu, theksojmë se edhe çmimet e shërbimeve dhe ushqimeve në SHPPP janë rritur për të shmangur privilegjet në përdorimin e këtyre shërbimeve.