Të nderuar qytetarë të Maqedonisë,
Nga sot deri të enjten, së bashku me një ekip nga Qeveria dhe nga kabineti im, ndodhemi për vizitë bilaterale në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Pres që ditët në vijim të jenë të mbushura me takime të frytshme dhe të suksesshme, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Sot, ditën e nisëm me një takim jashtëzakonisht cilësor dhe miqësor me Madhërinë e Tij, Presidentin e EBA-së. Gjatë takimit, të dy theksuam nevojën për marrëdhënie më të afërta dhe më të thella, ndërsa unë nga ana ime prezantova shkurtimisht prioritetet dhe synimet e Qeverisë sonë. Në të njëjtën kohë, e ftova Madhërinë e Tij, Presidentin e EBA-së, të vizitojë Maqedoninë dhe naturisht komuniteti i biznesit nga EBA të shqyrtojë nga afër mundësitë për investime të drejtpërdrejta në sektorët si turizmi, infrastruktura, energjetika, bujqësia dhe të tjera – fusha që, jam i bindur, mund të jenë bazë e qëndrueshme për bashkëpunim bilateral dhe më të thelluar.
Në ditët në vijim do të realizoj takime me dhomat ekonomike të Emirateve – Dubai, Abu Dabi, Sharxha – si dhe me një sërë kompanish që veprojnë në rajon dhe kanë shprehur interes për të investuar në vendin tonë, në Maqedoni.