Mbledhja e 106-të e Qeverisë
Седницата се одржа на:
09.09.2025 - 12:00
Соопштение за јавноста:
Точки на предлог-дневен ред:
Pika | Titulli |
1 | Raporte përfundimtare për revizionin e raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2023 të Ministrisë së Shëndetësisë - Llogaria e buxhetit bazë (637), Llogaria e të ardhurave vetanake (787) dhe Llogaria e buxhetit të huave (786-72) - Projekti për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup dhe Shtip |
2 | Raport përfundimtar për revizionin e realizuar të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2023 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Llogaria e buxhetit bazë (637)), Raporti përfundimtar për revizionin e realizuar të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2023 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Llogaria e buxhetit të huasë (786-70)), Raporti përfundimtar për revizionin e realizuar të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2023 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ( Llogaria e buxhetit të donacioneve (785-MO)) dhe Raporti përfundimtar për revizionin e realizuar të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2023 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Llogaria e buxhetit të huasë (786-47)) |
3 | Raport përfundimtar për revizionin e realizuar të IT-së si revizion i harmonizimit në temën "Sistemi i Integruar i Planifikimit të Burimeve (Sistemi IPB)" |
4 | Raport përfundimtar për revizionin e realizuar të suksesit me temë "Mundësia për përdorimin e inteligjencës artificiale në sektorin publik" |
5 | Raport për negociatat e zhvilluara mbi tekstin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Letonisë mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacioneve të klasifikuara, me tekst të harmonizuar të Marrëveshjes |
6 | Propozim për fillimin e procedurës për zhvillimin e negociatave për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacioneve të klasifikuara, me Draft - tekst të Marrëveshjes |
7 | Propozimvendim për regjistrimin e të drejtës së pronësisë së sendit të paluajtshëm në favor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kadastrën e Patundshmërive (lloj tjetër i infrastrukturës - kanal kullues me gjatësi totale prej 24640.77m) 03-455/1 |
8 | Llogaria vjetore e punës, Raporti për punën dhe Raporti financiar për punën e Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport ShA – Shkup, për periudhën nga 1.1.2024 deri më 31.12.2024, me Raport nga revizor i pavarur, me propozimvendime |
9 | Informacion në lidhje me përcaktimin e përmbajtjes së kontratave të menaxhimit dhe Model financiar me Doracak për përcaktimin e shumës së pagave neto të anëtarëve ekzekutivë të bordit të drejtorëve, anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht udhëheqësit të shoqërive tregtare në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe drejtorit të përgjithshëm, përkatësisht zëvendësdrejtorit të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të tjera publike, me tekst të kontratave të menaxhimit |
10 | Propozimaktvendim për emërimin e bashkëkryetarit, bashkësekretarit dhe anëtarëve të Komisionit të Përzier Ndërqeveritar Maqedono-Bavarez |
11 | Informacion për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim pjesëmarrjen në stërvitjen "Operation Cold Peak 2025", me Propozimvendim |
12 | Propozimvendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në stërvitjen "Operation Cold Peak 2025", në Republikën e Hungarisë |
13 | Informacion për plotfuqishmërinë e vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lëndët Kiprijanovski dhe të tjerë kundër RMV-së dhe 12 aplikime të tjera (A. nr. 31861/23), me Propozimvendim |
14 | Informacion për mundësitë dhe kushtet për zgjidhjen me marrëveshje të lëndës Isa kundër Maqedonisë së Veriut, A. nr. 25431/23 |
15 | Raport vjetor për vitin 2023 mbi zbatimin e dokumenteve të planifikimit të zhvillimit rajonal përmes të dhënave nga programet e regjistruara në sistemin Si-Re-Ra |
16 | Informacion lidhur me miratimin e Vendimit për formimin e Komisionit nacional për monitorimin e zbatimit të Strategjisë për fuqizimin e kapaciteteve për kryerjen e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë për periudhën 2025-2028, me Plan Veprimi 2025-2026 dhe Propozimvendim |
17 | Propozimvendim për formimin e Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë |
18 | Informacion me Propozimvendim për transferimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup |
19 | Informacion për realizimin e Projektit „Rikonstruim i sallës sportive ‘Shën Kirili dhe Metodi’ në Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodi’ në Shkup“ |
20 | Informacion me Raport vjetor për vitin 2024 për zbatimin e Strategjisë për Barazi Gjinore 2022-2027 dhe Plani Nacional i Veprimit(PNV) për Barazi Gjinore 2022-2024 |
21 | Informacion për përgatitjen e Ligjit për Banim Social |
22 | Informacion për tërheqjen e lejes për themelimin e Institucionit Privat për mbrojtje sociale të personave të moshuar „PANADA-ShPKNjP“, f. Oreshani – Shkup, me Propozimvendim |
23 | Informacion për tërheqjen e lejes për themelimin e Institucionit privat për mbrojtje sociale të personave të moshuar „Brankica“ – Shkup, me seli në rrugën „Gjore Gjoreski“ nr. 46, Butel, Shkup, me Propozimvendim |
24 | Propozimvendim për ndërprerjen dhe dhënien në përdorim të përhershëm të sendit të luajtshëm Institucionit Publik Shëndetësor Qendra Shëndetësore „Zhelezniçar“ – Shkup (aparati RTG) |
25 | Çështje kadrovike - 106 |
26 | Pyetje dhe propozime - 106 |
27 | Raport për punën e NP Radiodifuzioni Nacional – Shkup nga 1.1.2025 deri më 31.3.2025 |
28 | Raport vjetor për realizimin e Programit për promovimin dhe mbështetjen e turizmit në vitin 2024 |
29 | Plan veprimi me aktivitete të përcaktuara saktë, persona përgjegjës dhe afate për zbatimin e rekomandimeve nga Raporti përfundimtar për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2022 të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Llogaria – buxheti themelor (660)) |
30 | Raport për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2024 |
31 | Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 3 pika 4-a) të Ligjit për Shoqëritë Tregtare („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 28/2004, 84/2005, 25/2007, 87/2008, 42/10, 48/10, 24/11, 166/12, 70/13, 119/13, 120/13, 187/13, 38/14, 41/14, 138/14, 88/15, 192/15, 6/16, 30/16, 61/16, 64/18 dhe 120/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“nr. 290/20, 215/21, 99/22 dhe 272/24), e parashtruar nga deputeti Bojan Stojanoski |
32 | Informacion lidhur me Kërkesën e parashtruar për kategorizimin e objektit hotelierik për akomodim, të parashtruar nga hoteli Hilton Shkup, me Propozimaktvendim |
33 | Procesverbal nga mbledhja e 6-të e Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim me Sistemin për menaxhim të krizave, e mbajtur më 9 shtator 2025 dhe Procesverbal nga mbledhja e 5-të e Grupit për vlerësim dhe propozim vendimesh |
34 | Informacion për fillimin e procesit – aplikim në Fondin e Gjelbër Klimatik për hapjen e Zyrës Rajonale të Fondit të Gjelbër Klimatik në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut |
35 | “Informacion për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin EU4HEALTH 2021–2027” |
36 | Kërkesë për pranim në shtetësi Veronika Gorbok |