Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me reagimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për qëndrimin se pagat e tyre nuk janë të merituara, si dhe akuzave nga opozita për bllokim të procesit të agjendës reformuese në gjyqësor, deklaroi:
“Faleminderit për pyetjen, thelbësore. Pyetje e rëndësishme për të ardhmen e shtetit dhe sundimin e së drejtës. Përgjigjen do ta ndaj në dy pjesë. Pjesa e parë është si vijon. Tani i gjithë opinioni maqedonas e ka të qartë se nuk bëhet fjalë për reforma esenciale në Gjyqësor dhe në Prokurori, por flasim për rritje të buxheteve, me qëllim të rritjes së pagave. Kjo është reforma dhe është mirë që tani opinioni maqedonas mund të gjykojë. Atyre, të cilëve po iu referohem, dhe nuk flas për të gjithë, po e përsëris, të më falin, ka edhe të tillë që e kryejnë punën e tyre sipas Ligjit dhe Kushtetutës, por ka një pjesë të vogël që e rrezikojnë këtë proces, si prokurorë ashtu edhe gjyqtarë, të cilët nuk e meritojnë as këtë pagë që e marrin.”
Më tej, ne a do të ndajmë, të themi, dy herë më shumë sesa disa shtete shumë më të zhvilluara anëtare të Bashkimit Evropian, e lë opinionin dhe qytetarët të gjykojnë për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është thelbi. Pra, ne vazhdimisht flasim për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Askush nuk është kundër ndryshimeve në Ligjin për shërbimin prokurorial dhe atë gjyqësor, ato janë dy ligje. Atje ku administrata, punonjësit e gjykatave dhe prokurorive do t'i rrisim pagat. Dhe këtë do ta bëjmë, kjo është pjesë e negociatave që po zhvillojmë me sindikatat dhe ne jemi të gatshëm ta realizojmë. Këtu askush nuk është kundër dhe do ta realizojmë, sepse diskrepanca është pesë, shtatë me një, midis asistentëve dhe ndihmësve të tyre dhe vetë prokurorëve dhe gjyqtarëve. Dhe do të fillojmë një seri të tërë rastesh mbi mënyrën se si kanë gjykuar gjyqtarë të caktuar dhe si kanë vepruar prokurorë të caktuar. Le të gjykojë opinioni nëse ata e meritojnë dhe pastaj të raportojnë atje në Bruksel dhe kudo që shkojnë se Qeveria nuk u rrit pagat. Le të gjykojë opinioni por edhe ata në Bruksel le të gjykojnë nëse këta njerëz, që janë generatorë të korrupsionit në vend, në vend që të luftojnë korrupsionin, e meritojnë këtë pagë. Ne si Qeveri, për 15 muaj jemi në detyrë, nuk ka asnjë skandal kriminal apo korruptiv, kjo është sundim i së drejtës. Komunat për katër vjet, aty ku ka kryetarë të komunave nga VMRO-DPMNE-ja, nuk ka asnjë skandal kriminal apo korruptiv.”
Le të gjykojë opinioni nëse 1,3% e PBB-së, që po e projektojmë, diku aty rreth vitit 2028, në fund të mandatit të kësaj Qeverie, në vlerë nominale, të arrijë diku rreth 20 miliardë dollarë. Kjo do të thotë se buxheti duhet të jetë rreth 260 milionë dollarë. Le të gjykojë opinioni, ne nuk do të flasim për këtë.
“Dhe pjesa e dytë e përgjigjes time. Unë nuk pres që ata, që kanë emëruar këta gjyqtarë dhe prokurorë, të kenë një qëndrim ndryshe nga ai që kanë aktualisht, mbrojtës. Kush i mbron prokurorët dhe gjyqtarët, përsëri e përsëris, po distancohem, nuk e kam fjalën për të gjithë, por për një numër të vogël. Nuk mendoj për të gjithë, mendoj për një numër i vogël. Këto janë zakonisht ata politikanë që vijnë nga Reçica e Vogël ose Bihaçka, sepse ata janë bastioni i tyre i fundit për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin nga e kaluara. Sepse janë të vetëdijshëm dhe të frikësuar dhe kjo është shumë e rëndësishme, të frikësuar se ai ligj kontrabandues që e kaluan, ose ndryshimet në atë ligj kontrabandues që e kaluan me flamurin evropian në Parlament, nuk është i mjaftueshëm që të shpëtojnë. Dhe ka edhe dispozita të tjera që e identifikojnë krimin e tyre. Dhe për të cilin ata duhet të japin llogari. Por me këta gjyqtarë dhe prokurorë, e përsëris, të mos kuptohem gabimisht, disa prej tyre që janë bastioni i fundit në mbrojtje të Qeverisë së mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së, drejtësia është e pamundur. Prandaj, pas zgjedhjeve lokale do të përdorim të gjitha mekanizmat ligjore, pa marrë parasysh kritikat. Pa marrë parasysh kritikat, duhet të kemi prokurorë që akuzojnë dhe gjyqtarë që gjykojnë sipas Ligjit dhe Kushtetutës.”