Mickoski: Regjistri Qendror është një shembull i një organizate moderne dhe bashkëkohore, e cila krijon kushte për një ekonomi më të mirë, zhvillim më të madh dhe stabilitet të shtetit

"Sot jemi mbledhur për të shënuar një përvjetor të rëndësishëm - 24 vjet nga themelimi i Regjistrit Qendror. Njëzet e katër vjet motivim, përkushtim dhe rezultate që shënojnë trajektoren e këtij institucioni dhe konfirmojnë rolin e tij si shtyllë e ekonomisë maqedonase", tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në fjalimin e tij me rastin e 24 vjetorit nga themelimi i Regjistrit Qendror.
“Duke u udhëhequr nga prioritetet strategjike të Qeverisë, më gëzon veçanërisht që institucione si Regjistri Qendror janë të integruara natyrshëm në vizionin tonë – një vizion për një shtet ligjor, institucione të forta dhe një administratë publike moderne, profesionale dhe të hapur,” tha Mickoski.
Ai theksoi se ndërtimi i një administrate bashkëkohore dhe efikase, e bazuar në digjitalizim dhe e orientuar drejt shërbimeve të shpejta dhe cilësore për qytetarët dhe kompanitë, është një proces që kërkon kohë, këmbëngulje dhe vizion. Sipas tij, Regjistri Qendror është shembull pikërisht i këtij procesi – një organizatë moderne dhe bashkëkohore, e cila me veprimtarinë e saj krijon kushte për një ekonomi më të mirë, zhvillim më të madh dhe stabilitet të shtetit.
"Që një shoqëri të jetë funksionale, investimet paralele duhet të bëhen në të gjitha nivelet. Misioni ynë është i qartë - rritje ekonomike e përshpejtuar dhe e qëndrueshme, standarde më të mira jetese dhe cilësi jetese për qytetarët. Për ta arritur këtë, është e nevojshme të sigurohet një klimë e qëndrueshme biznesi, kushte të lehtësuara për themelimin dhe drejtimin e kompanive, më shumë mundësi investimi dhe më shumë vende pune cilësore për të rinjtë tanë", theksoi Kryeministri dhe shtoi:
“Regjistri Qendror, me shërbimet e tij të digjitalizuara, me ekspertizën dhe lidhjet me standardet ndërkombëtare, paraqet një promovues kyç të biznesit dhe ekosistemit të start-up-eve në Maqedoni. Me aksesueshmërinë dhe shpejtësinë e tij, ky institucion është bërë pika nga e cila nisin shumë histori biznesi. Veçanërisht e rëndësishme është që Regjistri Qendror nuk ndalet vetëm te digjitalizimi, por aktivisht integrohet në standardet evropiane për transparencë, luftë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Zgjidhjet që krijoni sot shërbejnë jo vetëm për qytetarët dhe kompanitë, por edhe për shtetin dhe partnerët ndërkombëtarë, duke e bërë Maqedoninë një shembull pozitiv në rajon dhe më gjerë.”
Mickoski gjithashtu theksoi faktin se Regjistri Qendror është institucioni më i lartë i renditur në shtet sipas vlerësimeve të Ministrisë për Administratë Publike, një njohje që merret me punë, përkushtim dhe vizion, dhe kjo është dëshmi se institucioni është motor i reformave.
Ai inkurajoi edhe institucionet e tjera që të ndjekin këtë shembull – një shembull i inovacionit, transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm, dhe siç tha, vetëm kështu do të ndërtojmë një sektor publik që të jetë shërbim i vërtetë për qytetarët dhe motor i ekonomisë.

“Veçanërisht më gëzon që Regjistri Qendror e sheh rininë si aleatin e vet. Trajnimet, takimet e punës dhe promovimi i shërbimeve tek të rinjtë krijojnë një gjeneratë të re njerëzish të motivuar, që do të hyjnë në botën e biznesit, të gatshëm të lëvizin Maqedoninë përpara. Sot, pas 24 vjetësh, mund të themi me krenari se ky institucion është shembull se si ndërtohet besimi, si ndërtohet një sistem dhe si ndërtohet e ardhmja.
Si Kryetar i Qeverisë, më lejoni të shpreh falënderimet dhe urimet e mia të sinqerta për gjithë udhëheqësin dhe të gjithë të punësuarit  e Regjistrit Qendror për punën, këmbënguljen dhe përkushtimin tuaj. Ju jeni dëshmi se kur ka vizion dhe punë ekipore, rezultatet nuk mungojnë.
Vazhdoni me energji dhe përkushtim edhe më të madh. Së bashku jemi dëshmitarë se suksesi njihet dhe shpërblehet”, theksoi Kryeministri Mickoski në fjalimin e tij.