Kryeministri Zaev, në deklaratë për mediat pas Samitit të NEQ: Maqedonia shëndërit në Ballkan dhe e ka mbështetjen e vendeve evropiane dhe të komisarit evropian Han për realizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe integrimeve euroatlantike

Kryeministri i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev, pas Samitit të kryetarëve  të qeverive të shteteve anëtare të Nismës së Evropës  Qendrore dha deklaratë për mediat nga Maqedonia dhe rajoni.

Në deklaratën e tij, kryeministri Zaev, Samitin e vlerësojë  një mundësi të mirë që këto takime ofrojnë  për Maqedoninë  e të përsëris pritjen e saj për mbështetjen nga vendet mike, për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Kërkuam  mbështetjen nga vendet  anëtare për proceset në BE dhe NATO. Maqedonia theksohet në dritë pozitive për ndërtimin e miqësisë, marrëdhëniet e mira fqinjësore, reformat  dhe pritjet janë se  përmes  Maqedonisë do të vazhdojë zgjerimi ”,  tha kryeministri Zaev.

Gjatë përgjigjes në pyetjet e gazetarëve kryeministri i Qeverisë, Zaev tha se gjatë vizitës në Zagreb nuk  është takuar me kryeministrin hungarez  Orban, i cili mbrëmë ka marrë  pjesë në darkën që e ka   organizuar  kryeministri kroat  Plenkoviq, me shefat e pranishëm të delegacioneve të Samitit, por se  nuk ka qëndruar  për  Samitin e sotëm.

“Në  ndonjë një rast tjetër  do të shprehim pritjen  për  përgjigjen për kërkesën për ekstradim të Nikolla Gruevskit, sepse ai sipas konventave dhe ligjeve ndërkombëtare duhet ta vuaj dënimin e tij në Republikën e Maqedonisë,” tha kryeministri Zaev.

Kryeministri i Qeverisë, Zaev, në pyetjen se a ka patur ndonjë porosi nga Han, tha se komisioneri Johanes Han është i kënaqur nga Maqedonia dhe procedurat në  Kuvend si dhe nga dialogu i brendshëm i qeverisë me opozitën.

Komisioneri Han, siç theksoi kryeministri Zaev, ndau pritjet që kjo do të sigurojë shumicën e duhur të dy të tretave në  Kuvend për  amendamentet kushtetuese, në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

Kryeministri Zaev, vlerësoi se reformat në gjyqësor dhe shërbimet e sigurisë po realizohen dhe shprehu pritjen se kjo do të jetë një motivim për  institucionet  që të zbatojnë këto reforma.

Në pyetjet e mediumeve rajonale për pritjet e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, kryeministri Zaev tha se Maqedonia shëndërit në Ballkan, se me reformat dhe me Marrëveshjen e Prespës është hapur rruga dhe Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e 30-të e NATO-së.  Në përgjigjen për marrëdhëniet  Beograd – Prishtinë dha përgjigje të prerë se Serbia dhe Kosova janë fqinjë të Maqedonisë, se vendi ynë është i angazhuar për marrëdhënie të mira fqinjësore që nuk ndërhyn ose nuk ka marrë pjesë në asnjë takim në lidhje me këtë çështje dhe se Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira  më të gjithë fqinjët e saj.

Samiti i NEQ, u përcoll me  interes të madh nga  mediat e  gjithë rajonit.

Krerët e  qeverive të shteteve të vendeve anëtare të NEQ-së, pas  pjesës së punës, janë në  drekë  të përbashkët me nikoqirin, kryeministrin Andrej Plenkoviq.