Mbledhja e nëntë e Këshillit për monitorim të implementimit të Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor (2017-2022) të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë filloi me fjalimin e ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska për mendimin pozitiv të Komisionit të Venecias mbi Ligjin për gjykatat.
Ministrja Deskoska i njoftoi anëtarët e Këshillit për monitorim të implementimit të Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor, që Komisioni i Venecias dha “dritë jeshile” për Ligjin, duke konfirmuar se nuk ka vërejtje ose sugjerime serioze të ligjit. Ajo tha se Komisioni ka pikëpamje të veta për dy çështje dhe për ato lejon të debatohet në Kuvend. Gjegjësisht, bëhet fjalë për situatë kur një gjykatës është në kalim të përkohshëm në gjykatë më të ulët, duke mos iu zvogëluar paga, si dhe për çështjen e mos përjashtimit të gjykatësit.
“Bëhet fjalë për vërejtje të vogla. Në përgjithësi, Sekretariati i Komisionit të Venecias konsideron se ndryshimet e propozuara janë në përputhje me qëndrimin e Komisionit të shprehur në mendimet e mëparshme. Teksti i Ligjit për gjykatat tani është shumë i qartë, brenda më koherent dhe shumë më mirë e reflekton qasjen evropiane ndaj përgjegjësisë së gjykatësve”, theksohet në një pjesë të letrës, e cila në emër të Komisionit të Venecias u nënshkrua nga drejtori i Sekretariatit, Tomas Markert.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e Këshillit, të mbajtur në datën 5 të këtij muaji, Këshilli për reforma i Sektorit gjyqësor filloi me shqyrtimin e ligjeve në fushën e prokurorisë publike, me theks në Ligjin për prokurori speciale publike.
Ne debat, Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, Ljubomir Joveski tha se i pranon të gjitha vërejtjet e dhëna në llogari të Ligjit për prokurori publike, por në të njëjtën kohë ai është i mendimit, se do të ishte mirë të ekzistojë një ligj i vetëm për Prokurori publike që, nënkupton që në këtë ligj të përfshihet edhe Ligji tashmë i ofruar për Prokurorinë speciale publike.
Disa anëtarë të Këshillit për monitorim të implementimit të Strategjisë për reforma në gjyqësor, janë te mendimit se Prokuroria speciale publike duhet të mbetet dhe të funksionojë si prokurori e veçantë dhe se duhet të bëhet një kategori kushtetuese. Ideja e propozuesve është që PSP të vazhdojë të kryejë punën e saj pa marrë parasysh a do të ketë ndryshim të pushtetit dhe eventualisht heqje të tyre ose formim i një prokurorie tërësisht të re.
Me miratimin e konkluzioneve të veçanta, të propozuara nga ministrja Renata Deskoska, si dhe me udhëzime për punë për të ardhshmen, Këshilli për monitorim të implementimit të Strategjisë për reforma në Sektorin gjyqësor (2017–2022) të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e përfundoi punën për këtë vit kalendarik.