Edmond Ademi: Veprat e Sterjo Spases urë e rëndësishme e bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për mardhëniet me Diasporës, Edmond Ademi sot në Korçë- Shqipëri mori pjesë në Simpoziumin shkencorë kushtuar jetës dhe veprës letrare të Sterjo Spases , në organizim të Universiteti Fan S. Noli dhe Shoqatës Maqedonase "Sonce".

Hapja e simpoziumit shkencor u bë nga Rektori i Universitetit "Fan S. Noli", prof. Dr. Ali Jashari, ndërsa me fjalim u drejtuan edhe Ministri Edmond Ademi, President i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryetar i Shoqatës Maqedonase ,,Sonce’’ Vasil Sterjovski.

I pranishëm në simpoziumin shkencorë ishte dhe ushtruesi i detyrës ne Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Tiranë, Ambasadori Danço Markovski.

Ministri Edmond Ademi, në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e veprave letrare të shkrimtarit Sterjo Spase duke ju referuar dhe kontrib1utit të rëndësishëm të shkrimtarit Sterjo Spase për integrim më të mirë të pakicës maqedonase në shoqërinë shqiptare.

Ademi ndër të tjerat theksoi se puna e Sterjo Spasse-s përfaqëson një urë të rëndësishme midis maqedonasve dhe shqiptarëve, dhe se pikërisht ura e ndërtimit të bashkëpunimit, mirëkuptimit, zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian janë dhe angazhimet tona të përbashkëta, angazhimet këto që shumë para nesh si një simbol të urës të përbashkët mes Maqedonis dhe. 

Shqipëria i kishte vendosur pikërisht Sterjo Spasse. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta theksoi përfitimet dhe rëndësinë e veprave letrare të Sterjo Spasse-s në Shqipëri, dhe konfirmoi rëndësinë e veprave dhe jetës së shkrimtarit në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kryetari i shoqatës Maqedonase "Sonce" Vasil Sterjovski informoi për rëndësinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Sterjo Spase për minoritetin maqedonas në Shqipëri si dhe përshëndeti përpjekjet e të dy qeverive për të ruajtur dhe për të forcuar marrëdhëniet e mira që pikërisht Sterjo Spase kishte përcaktuara kohë më parë.

Në simpoziumin shkencor u mbajt një sesion pune i cili theksoi rëndësinë e punës letrare të Sterio Spase, në të cilën morën pjesë akademikë dhe profesorë nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë, ndër të cilët ndodhej dhe vetë djali i shkrimtarit Spase, prof. Dr. Ilinden Spase, i cili në emër të shkrimtarit të shquar e të ndjerë Sterio Spase mori titullin "Kalorësi i Urdhrit të flamurit" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.