Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, gjatë takimit të punës në Mbretërinë e Bashkuar, u takua me Ministrin e Eksportit, Departamentit për Biznes dhe Tregti, Lord Malkolm Oford i Garuellit, në të cilën u shpreh gatishmëria e tyre për të mbështetur financimin e projektit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike Universitare.
Në takim, Ministri Mexhiti përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është partneri i dytë më i madh ekonomik i vendit tonë.
Ata diskutuan për zbatimin dhe promovimin e strategjisë së eksportit në sektorin e shëndetësisë dhe ofrimin e investimeve të huaja direkte, si pjesë e përgjegjësive të Ministrit të Eksportit të Mbretërisë së Bashkuar.
Ministri i Eksporteve, Lord Oford i Garuellit, shprehu mbështetjen dhe vullnetin për të vendosur bashkëpunim në të gjitha fushat që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve.