Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, bashkë me zëvendëskryeministrin e ngarkuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot morën pjesë në procesin e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet drejtorit për Energjetikë dhe kapacitete të energjisë të BERZH-it, Hari Bojd Karpenter dhe drejtorit të ELEM-it, Dragan Minovski, për ndërtimin e centralit fotovolvatik Oslomej.
Kemi shpallur vit ekonomik dhe nga ky aspekt, kjo është mundësi e mrekullueshme për ta vënë këtë vit ekonomik në veprim”, tha Kryeministri Zaev në fillim të fjalimit të tij pas nënshkrimit të Marrëveshjes.
Investimi hyn në një nga sektorët më të rëndësishëm, energjetika, ku, siç shpjegoi Kryeministri Zaev, kami potencial më të madh për rritjen e bruto prodhimit vendor, por gjithsesi edhe potencial serioz për ta mbuluar mungesën e energjisë në Maqedoni.
Gjithashtu, ai theksoi edhe karakterin ekologjik të këtij projekti, pasi që dielli është burimi i vetëm që do të përdoret në prodhimin e energjisë elektrike.
“Është e rëndësishme që shteti e tërheq hapin e parë, nga ajo që vijon, nga më shumë se 200 megavat investimesh të reja në fotovoltaikë ose në rrjetin fotovoltaik, i cili në shumë lokacione në gjithë vendin, nën udhëheqjen e Ministrisë së Ekonomisë, zëvendëskryeministri Angjushev dhe Kabineti im, gjegjësisht këshilltarët për energjetikë, kemi përgatitur disa lokacione për partneritet publik-privat për 200 megavat dhe dhënie me koncesion për të gjithë të interesuarit që do të duan të investojnë në burime të tilla të ripërtërishme të energjisë”, theksoi Kryeministri Zaev.
Kjo hua, siç shpjegoi Kryeministri Zaev është e para për ELEM pa garanci shtetërore dhe për të parametrat e tregut plotësisht vlejnë.
“Kjo paraqet shembull si një objekt pothuajse i harruar, Termocentralin Osllomej ngadalë do ta kthejmë nga një objekt ndotës në një objekt ekologjik, i cili do të prodhojë energji elektrike të pastër. Këto janë vetëm 10 megavatet e para, për të cilat nënshkruam Marrëveshje financimi për t’u ndërtuar. Atje do të vazhdojë ndërtimi edhe në vitet e ardhshme me më shumë kapacite të instalimit prej 30-40 megavat, siç parashihet në programin e investimeve të ELEM”, theksoi zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Kjo Qeveri, tha zëvendëskryeministri Angjushev, në përputhje me Ligjin e energjetikës, me të cilin u hap hapësirë për investime në burime të ripërtërishme të energjisë, do të vendoset për të instaluar sa më shumë megavate të mundshme kapacitet i instaluar në burime të ripërtërishme të energjisë.
Ne si shtet nuk kemi naftë, nuk kemi gaz, thëngjill akoma është me rezerva të kufizuara, atë që kemi si burim të pashtershëm është dielli, që deri më tani, siç shpjegoi zëvendëskryeministri Angjushev, ishte i shfrytëzuar vetëm për 16 megavat.
Ai në fjalimin e tij, njoftoi ofensivë intensive të Qeverisë për të investuar në energjetikë, duke përmendur disa nga projektet që do të investohen në atë drejtim.
“Në tremujorin e parë të vitit 2019 do të jetë fillimi i shpalljes së tenderëve me kapaciteteve të instaluara deri në 200 megavat në fotovoltaikë, të ndërtuar në tokë shtetërore, por do të lejojmë të ndërtohen edhe në tokë private nëse dikush për atë ka interes ose ka përgatitje. Gjithashtu deri në fund të vitit do të shpallim tender të ri me tarifa premium dhe për një park ajror deri në 50 megavat. Ndërtimi i largpërçuesit drejt Shqipërisë do të fillojë këtë vit dhe do të kushtojë rreth 50 milionë euro. Do të projektohet tubacioni i gazit drejt Greqisë që do të thotë lidhje e Maqedonisë dhe Greqisë, me të cilën Maqedonia do të pushojë të jetë e varur nga vetëm një burim energjie. Duke marrë parasysh vetëm këto projekte, ne kemi investime në shumë prej më shumë se 250-300 milionë euro në pjesën e energjetikës”, ha zëvendëskryeministri Angjushev.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nënvizoi se zbatimi i projektit “Centrali fotovolvatik Osllomej” do të rrisë pjesëmarrjen e burimeve të ripërtërishme të energjisë në Republikën e Maqedonisë, i cili do të kontribuojë në përmbushjen e përcaktimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare për pjesëmarrjen e burimeve të ripërtërishme të energjisë. Ai theksoi se ky është investim i rëndësishëm kapital i ELEM-it, i cili përputhet me angazhimet e Qeverisë, por edhe me Ligjin e ri për energjetikë.
“Duhet të theksohet se nuk do të ndalemi këtu, ky është vetëm fillimi, ne si Ministri e Ekonomisë, në bashkëpunim të ngushtë me Kabinetin e Kryeministrit dhe Kabinetin e zëvendëskryeministrit Angjushev, jemi në përfundim të përgatitjes së dokumentacionit të tenderit për instalim shtesë prej 200 megavat, që e kemi shpallur vitin e kaluar dhe presim që të fillojnë ankandet nga muaji shkurt të këtij viti”, theksoi ministri Bekteshi.
Ai theksoi se përveç investimeve me kompanitë shtetërore, do t’u lejohet edhe investuesve privat që të investojnë në centralet fotovoltaike.
“Ky është projekt i parë i prodhimit fotovoltaik i energjisë elektrike në portofolin tonë, me vlerë prej rreth 7 milionë euro, nga të cilat 5,9 milionë euro janë kredi nga BERZH, ndërsa pjesa tjetër janë mjete nga SHA ELEM”, shpjegoi drejtori Minivski.
“Prodhimi mesatar vjetor duhet të jetë 15 gigavat në orë, mjaftueshëm për të furnizuar 2000 amvisëri, shpjegoi ai dhe shtoi se kjo nuk është e rëndësishme vetëm për SHA ELEM, por ka edhe aspekt social dhe rëndësi për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, shpjegoi drejtori i ELEM, Goran Minovski.
Drejtori i BERZH-it për Energji dhe kapacitete energjetike, Hari Bojd Karpenter në fjalimin e tij, shprehu kënaqësi për nënshkrimin e Marrëveshjes, siç tha, ELEM – është një nga kompanitë energjetike më dinamike dhe më qëllimmira.
Sipas tij, ky investim e hap tregun edhe për sektorin privat dhe jep mundësi edhe për bizneset lokale.
Ai, në fjalimin e tij, veçanërisht e theksoi rolin e Qeverisë në tenderin e rëndësishëm për energji me solar, që kemi përpara, ndërsa të cilin e udhëheq zëvendëskryetari i Qeverisë Koço Angjushev dhe siç theksoi ai, ajo do të tregojë se si me përdorimin e sektorit privat mund të ofrohet energji e pastër dhe e lirë për qytetarët e këtij rajoni.