Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në tërësi ka sanuar ambientet e përmbytura në RTVM. Përveç largimit të ujit nga ambientet dhe ashensorët, për shkaqe sigurie gjithashtu është çkyçur edhe energjia elektrike në objektin e RTVM-së dhe janë vendosur thasë me rërë me qëllim që të parandalohet hyrja e ujit në pjesën tjetër të objektit.
Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, sigurojnë të punësuarit, si dhe të gjithë opinionin se nuk ekziston rrezik për paraqitje të zjarrit në ndërtesën RTVM-së.
Përndryshe, ambientet në katin e dytë u përmbytën këtë mëngjes, për shkak të plasjes së një hidranti. Këto ambiente i shfrytëzon Ministria e Punëve të Brendshme.