Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, në kuadër të agjendës ekonomike dhe politike të Forumit Botëror Ekonomik në Davos, u takua dhe bisedoi me filantropin dhe financuesin Xhorxh Soros, themelues i Fondacioneve shoqëri e hapur (FSHH) dhe me Patrik Gaspar, kryetar i FSHH.
Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian u vlerësuan si hapa kyçe që sigurojnë stabilitet dhe siguri për vendin dhe rajonin dhe e hapin rrugën për investime të reja të huaja, për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Kryeministri Zaev dhe filantropi Soros shkëmbyen ide për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Fondacioneve shoqëri e hapur, për të siguruar kapacitete më të mira për kujdesin dhe edukimin parashkollor të fëmijëve dhe përfshirje më të madhe të qytetarëve romë në fusha të ndryshme të rrjedhave shoqërore në Maqedoni.
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e Strategjisë kombëtare për konceptin një shoqëri dhe interkulturalizëm si dhe nevojën për pjesëmarrje intenzive të sektorit civil në krijimin dhe zbatimin e Strategjisë, për të mbështetur tendencat shoqërore të rritje të besimit dhe komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe komuniteteve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë.