Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Angjushev nga Velesi: Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës arriti konfirmim për 4 investime të reja- e promovuam Republikën e Maqedonisë si vend me punëtorë cilësor që duhet të paguhen mirë

“Me të njëjtin guxim që e kemi zgjidhur kontestin e emrit dhe i hapëm dyert për anëtarësim të vendit në NATO dhe BE, do të hyjmë në përforcimin e ekonomisë për standard më të mirë jetësor të qytetarëve tanë”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, për qytetarët e Velesit në tribunën e parë të radhës me qytetarët “Ekonomi e fuqishme - mundësi për të gjithë”, në të cilën së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë të ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë, Koço Angjushev, hapën debat me qytetarët e Velesit për realizimet dhe pritjet ekonomike.

Kryeministri Zaev, konfirmoi se shteti është i qëndrueshëm financiarisht me buxhet të përfunduar, si dhe me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe me fillimin e negociatave me BE-në hapen perspektivat ekonomike për zhvillim dhe në këtë drejtim Kryeministri theksoi se tani është koha për organizim të mirë dhe punë të fokusuar në ekonomi.

“Ne besojmë se shteti do të bëhet nëse populli ka më shumë të holla, nëse rritet fuqia e blerjes së qytetarëve. Masat e para që i sollëm ishin për të ndihmuar më shumë të holla të mbeten te qytetarët ose të kthejmë më shumë të holla te qytetarët. Tani me perspektiva të hapura kjo është edhe më e mundshme. Do të përmend disa shembuj. E rritëm pagën minimale në 12,000 denarë. Kjo e hapi spiralin për rritjen e pagave. Sot kemi arritur deri te paga mesatare në Republikën e Maqedonisë që është më e lartë për 1,600 denarë, se para një viti e gjysmë. Tani paga mesatare është 24.548 denarë, më parë ishte 22.889 denarë. Arritëm pagën mesatare prej 400 euro. Do të mbath opinga hekuri, do të ketë pagë mesatare prej 500 euro në Republikën e Maqedonisë.

Kryeministri Zaev njoftoi rritje të re të pagës minimale me të cilën do të bëhet përkujdesje për veprimtaritë e punës intensive dhe përkujtoi heqjen e taksës radiodifuzive, me çka qytetarëve u mbeten rreth 15 milion euro.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dr. Koço Angjushev, theksoi se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë, dhe kjo bazohet në optimizmin real që mbështetet në projekte cilësore ekonomike. Zëvendëskryeministri shtoi se normat pozitive për zhvillimin ekonomik janë të mundshme, për shkak se për zhvillim ekonomik është i nevojshëm stabiliteti i shtetit, që me tejkalimin e problemit të cilin e kishim me Greqinë dhe aderimin drejt NATO-s është e siguruar, si dhe me masat të cilat Qeveria i miratoi për mbështetje financiare të kompanive. Pas votimit të djeshëm për Marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë në Parlamentin grek që mbaroi me ratifikimin e Marrëveshjes, katër kompani me renome konfirmuan se do të realizojnë investimet e tyre në Maqedoni. Zëvendëskryeministri theksoi se për një klimë më të mirë biznesi dhe zhvillim më të lartë ekonomik është i nevojshme nivel më i lartë i sundimit të së drejtës, për të cilën nuk duhet pritur, por punët duhet të merren në duar dhe me përkushtim të madh të kryhen reformat e nevojshme.

“Për norma më të larta të rritjes ekonomike duhet të punohet në zhvillimin e industrisë. Qeveria siguroi mbështetje për kompanitë e Maqedonisë me të cilat nxitet konkurrenca e kompanive të Maqedonisë, për zhvillim teknologjik dhe me atë eksport më i lartë. Në vitin 2018 nëpërmjet mjeteve të buxhetit janë mbështetur një numër rekord rreth 250 kompani. Në vitin 2019 në buxhet janë siguruar 36% më shumë mjete për Programin për zhvillim ekonomik. Me këto fonde Qeveria në mënyrë të drejtpërdrejtë u ndihmon kompanive për furnizim me makina të reja dhe për dituri se si të shfrytëzohen teknologjitë e reja, derisa organizimi mbetet në menaxhimin e kompanive” theksoi Angjushev.

Zëvendëskryeministri tha se Qeveria nuk do të zbatojë projekte që janë të drejtuara vetëm kah një qytet ose rajon, por do të zbatohen projekte që mundësojnë zhvillim të barabartë rajonal. Në këtë drejtim Angjushev theksoi se do të zbatohen disa projekte shumë të rëndësishme në Veles, me të cilat do të përmirësohet jeta dhe do të rritet standardi i jetesës së qytetarëve.

“Nëpërmjet Bankës KFV janë siguruar 25 milion euro, me të cilat do të lidhen liqenet Lisiçe dhe Mlladost, si dhe do të përmirësohen kushtet për ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje për qytetin e Velesit dhe vendbanimet për rreth. Rreth 1 milion euro nëpërmjet IPA fondeve janë siguruar për rregullimin e infrastrukturës së liqenit Mlladost. Është planifikuar renovimi i urës në fshatin Bashino, njëherit po bëhet projekt për urë të re në Reçan dhe po planifikohet ndërtim i një rruge të re lloj unaze për Velesin, për qarkullim më të lehtë të automjeteve në zonat industriale dhe shmangien e trafikut në qytet“,përfundoi zëvendëskryeministri Angjushev.