Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbaj mbledhjen e 118-të të rregullt

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbaj mbledhjen e 118-të të rregullt me më shumë pikë në rendin e ditës nga Programi për punë në Qeverinë e RM-së për vitin e 2019 dhe në interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e sotshme Qeveria do të shqyrtoj informacionin për programin Vjetor për punë me plan financiar për vitin 2019 të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.

Me propozim të Ministrisë së Financave në mbledhjen e sotshme janë paraparë edhe :

Propozim-Ligji për kryerjen e punëve të kontabilitetit, Propozim-Ligji për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit për revizion si dhe  Propozim-Ligji për ndryshim dhe plotësimin e Ligjit të borxhit publik.

Ministrat nga Qeveria e RM-së në mbledhjen e sotshme do të shqyrtojnë  dhe Propozim-Ligjin për duhan, prodhime nga duhani dhe prodhime të ngjashme, si dhe Propozim-programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019.

Ministria e Ekonomisë në këtë mbledhje, në mes të tjerash ka propozuar për shqyrtim dhe miratim Propozim-Vendimin për masat për mbështetje të prodhimit të energjisë elektrike të burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe Propozim-programin për mbështetje financiare për prodhim të energjisë elektrike nga prodhues të privilegjuar të cilët shfrytëzojnë shtesë për vitin 2019.

Nga kjo ministri në mbledhjen e sotme të Qeverisë propozohet edhe informacioni për propozim-modelin për zhvillim të sistemeve për shpërndarje të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë.

Në mbledhjen e 118-të, Qeveria e RM-së  do të shqyrtoj edhe informacionin për nevojën e miratimit të programit Nacional për infrastrukturë hekurudhore për periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2021.

Me propozim të Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor në mbledhjen e sotshme do të shqyrtohet Propozimi për ngritjen e procedurës për ratifikim  të  amendamentit nga Doha në drejtim të Protokollit nga Kioto të Konventës Kornizë  të  OKB-së për ndryshime klimatike.

Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së  RM-së në mbledhjen e sotme do të prezantoj Informacionin për fillimin e procedurës për dhënien e marrëveshjes për partneritet publiko-privat me anë të formimit bashkëkohor dhe modern të  organizatës-platformë si bartës efikas të sistemit urgjent mjekësor  të helikopterëve në Republikën e Maqedonisë  (HEMOS) dhe shërbimet e helikopterëve për kërkim dhe shpëtim (SAR).

Ministria e Mbrojtjes në rend dite e vendosi informacionin për nevojat e nënshkrimit të Marrëveshjes për shfrytëzimin e softuerit për mbikëqyrje ajrore (MASE) ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Agjencisë të NATO-së për komunikime dhe informacione.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale do të prezantoj Propozim-programin për plotësimin e Programit për ndërtim, pajisje dhe mirëmbajtje të objekteve për mbrojtje të fëmijëve për vitin 2019.

Në mbledhjen e sotshme Qeveria do të shqyrtoj edhe Propozim-Vendimin për formimin e grupit punues ndërresorësh për realizimin e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.