Kryeministri Zaev me Trupin koordinues të shoqatave civile për mjedis jetësor: Sigurojmë mjete dhe bëjmë përpjekje për mjedis jetësorë më të mirë, jemi të hapur për bashkëpunim dhe zgjidhje të përbashkëta me sektorin civil

Kryetari i qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev i shoqëruar nga Zëvendësministri i Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë, Jani Makraduli, sot u takua me anëtarë të Trupit koordinues të shoqatave civile për mjedis jetësorë në vend, të cilat së bashku me Ministrinë e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë bashkëpunojnë për përmirësimin e gjendjeve në këtë sektor.

Në takim, Kryeministri Zaev e shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për vazhdimin e angazhimit të Qeverisë për bashkëpunim me sektorin civil në drejtim të shkëmbimit të ideve dhe qëndrimeve gjatë operimit të politikave për sferat e ndryshme të mjedisit jetësorë.

Përfaqësuesit e Trupit koordinues, në mbledhje paraqitën një pjesë të sugjerimeve të cilat kanë të bëjnë me sektorët e ndryshëm të mjedisit jetësorë, ujit, burimeve të ripërtërishme, cilësisë së ajrit, mbeturinat si dhe qëndrime për përmirësimin e rregullores legjislative, në pajtim me rregullativat e BE-së.

Në të njëjtën kohë ata u falënderuan për bashkëpunimin e shprehur nga ana e kryeministrit që ti dëgjojë të gjitha kërkesat e tyre, duke e përshëndetur përcaktimin strategjik të Qeverisë për ndërmarrje të masave dhe aktiviteteve për zgjidhje të problemit me ndotjen e ajrit.

Në takimin e punës u pajtuan, përfaqësuesit e Trupit koordinues të shoqatave civile për mjedis jetësorë që deri te kryeministri Zaev dhe Zëvendësministri Makraduli të dërgojnë letër në të cilën do t’i përmbledhin të gjitha iniciativat konkrete që kanë të bëjnë me sektorin për mbrojtje të mjedisit jetësorë.