Kryeministri Zaev dhe ministri Filipçe nga Klinika e Neurologjisë: I avancojmë kushtet për mjekim të pacientëve, krijojmë shëndetësi evropiane për qytetarët

Kryetari i Qeverisës së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, dr. Venko Filipçe sot e vizituan Klinikën Universitare të Neurologjisë, në kuadër të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Duke theksuar se Klinika e Neurologjisë tashmë është krah për krah me institucionet shëndetësore në vendet evropiane, Kryeministri Zaev theksoi se disa risi që janë futur në Klinikën e Neurologjisë kohët e fundit do të kontribuojnë në diagnostikimin më të shpejtë dhe më të saktë të sëmundjeve neurologjike te qytetarët. Kjo siç, tha Kryeministri Zaev, në të njëjtën kohë e përmirëson në tërësi gjendjen e shëndetësisë në Maqedoni.

 

“Aparati i ri për biopsi të muskulit pacientëve do t’u mundësojë diagnostikim më të saktë të sëmundjeve neuro muskulore. Megjithatë, përfitim nga laboratori për analizë të lëngut të trurit, e cila është një nga më modernet, do të jetë zbulimi më i shpejtë dhe më i saktë dhe diagnostikim i sëmundjeve të trurit. Kjo paraqet në të vërtetë metodë të re në sistemin tonë shëndetësor. Dhe së fundi, të sëmurit me multiple sklerozë, prej tani terapinë biologjike të ashtuquajtur do ta marrin në Klinikën e Neurologjisë, nën mbikëqyrje të duhur mjekësore, në spitalin e ri ditor të hapur pikërisht për ta”, tha ndër tjerash Kryeministri Zaev.

Në deklaratën e tij për mediat, Kryeministri Zaev theksoi se në fokusin e Qeverisë, e cila së shpejti do të jetë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë mirëqenia dhe shëndeti i qytetarëve të vendit. Kryeministri Zaev theksoi gjithashtu se qëllimi i Qeverisë është të krijohet sistem shëndetësor i cili në qendër të vëmendjes së tij gjithmonë do t’i ketë  pacientët.

“Këtë vit në buxhetin për mbrojtje shëndetësore janë ndarë mjete në vlerë prej 30 miliardë denarë, që në krahasim me vitin 2018 është rreth dy miliardë denarë më tepër. Është parashikuar rritje e mjeteve për financimin e programeve shëndetësore, mjekimi spitalor për grupe të veçanta të rrezikuara do të jetë falas, ndërsa janë siguruar të holla edhe për blerje të ilaçeve për personat me sëmundje të rralla”, shtoi Kryeministri Zaev.

“Klinika Universitare e Neurologjisë është shembull jashtëzakonisht pozitiv i institucionit shëndetësor publik e cila në vazhdimësi e rrit qasjen e shërbimeve shëndetësore”, tha ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe dhe shtoi se repartet e reja në klinikë janë me rëndësi të veçantë për pacientët, duke pasur parasysh se ky lloj i shërbimeve dhe analizave kryhen ekskluzivisht në Klinikën e Neurologjisë.

“Jemi duke përgatitur furnizim grupor të terapisë biologjike, e cila mundësoi në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti që një numër më i madh i pacientëve ta marrin këtë terapi. Deri më tani këtë terapi e kanë marrë 9 pacientë me MC, kurse nga ky vit 45, që do të thotë se rritja me të vërtetë është e madhe” theksoi ministry i Shëndetësisë dr. Vendko Filipçe në deklaratën e dhënë për mediet.

Drejtori I Klinikës Universitare të Neurologjisë, dr Ivan Barbov, nga ana e tij theksoi se është me rëndësi të veçantë që sëmundjet neurologjike të dijagnostikohen me kohë dhe në mënyrë të saktë, sepse nga kjo varet mjekimi i mëtejshëm i pacientëve. dr Barbov në të njëjtën kohë, theksoi se Klinika e Neurologjisaë ka kuadër jekësorë të mjaftueshëm, i cili është në mënyrë maksimalei i përkushtuar që pacientët të marrin trajtim përkatës dhe shërbime mjekësore cilësore.       

 


 

Në vazhdim JU a përcjellim deklaratën e Kryeministrit Zaev dhënë për medie.

 

“Arsye për të cilën sot jemi këtu janë tre risi. Pajisja e re për biopsi të muskulit, për pacientët do të mundësoj diagnostifikim më të saktë të sëmundjeve neuromuskulore. Ndërsa përfitim nga laboratori për ekzaminimin e lëngut të trurit, i cili është një nga bashkëkohorët, do të jetë detektimi dhe diagnostofikimi më i shpejt dhe gjithsesi më i saktë i sëmundjeve të trurit. Kjo respektivisht paraqet metodë të re në sistemin shëndetësor të vendit.

Dhe më në fund, të sëmurët nga skleroza multiple prej tash të ashtuquajturën terapi biologjike, do ta pranojnë në klinikën e Neurologjisë, nën mbikëqyrje kompetente medicinale, në spitalin ditor të ri të hapur veçanërisht për ta.

 Për vete mund të them se nuk jam ndonjë ekspert i veçantë nga fusha e shëndetësisë, por e di se e gjithë kjo në masë të madhe i avancon kushtet për shërimin e qytetarëve tanë, por edhe e përmison gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë në Maqedoni.

Mirëqenia dhe shëndeti i qytetarëve janë prioritet i yni.

Sivjet në buxhet për mbrojtje shëndetësore janë ndarë mjete në vlerë prej 30 miliard denarë që në krahasim me vitin 2018, është për rreth 2 miliard denarë më shumë. Është paraparë rritje e mjeteve për financimin e programeve shëndetësore, shërimi spitalor për kategori e veçanta  të ndjeshme  do të jetë falas, ndërsa janë siguruar mjete edhe për furnizimin e barnave të reja për personat me sëmundje të rralla.

Kemi sjell vendim që Qendra e re Klinike Universitare të ndërtohet në vendin Vele Pole në Gjorçe Petrov.

Ndërsa në vazhdimësi rriten edhe pagat e kuadrit medicinal.

Ju siguroj se Qeveria, shumë shpejt si Qeveri e Republikës e Maqedonisë së Veriut  edhe më tej do të punoj pa ndërprerë ashtu që  për qytetarët do të krijojmë sistem shëndetësor sipas standardeve evropiane- sistem shëndetësor cili në qendrën e vëmendjes gjithmonë do ti ketë pacientët”.