Kryeministri Zaev: I gjithë vendi mban zi, ngushëllojmë familjet për humbjet, janë mobilizuar të gjitha kapacitet për ndihmë

Sonte vonë,Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti mbledhje të jashtëzakonshme pas aksidentit tragjik që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Laskarcë, më 13 shkurt të vitit 2019.

Qeveria shpalli 14 dhe 15 shkurtin ditë zie, në kujtim të bashkëqytetarëve tanë që humbën tragjikisht jetën e tyre.

Në ditët e zisë, flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ngrihet në gjysmë shtize.

Pas mbledhjes, Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dha deklaratë për mediat, të cilën ua përcjellim në mënyrë të plotë:

 

 

“Të nderuar qytetarë,

Natë e rëndë. Plot me dhimbje të madhe dhe pikëllim.

Nuk kam fjalë që mund të jetë ngushëllim i mjaftueshëm për familjet e bashkëqytetarëve tanë të cilët sonte tragjikisht humbën jetën në aksidentin e rëndë.

Ngushëllojmë me familjet e tyre për humbjen e tyre.

Sonte vendi ynë është në zi.

Mobilizuam të gjitha forcat dhe kapacitetet që t’u ndihmojmë të gjithë të lënduarve që janë në rrezik, sa më shpejtë që është e mundur të marrin  ndihmën e nevojshme dhe t’u kthehen të afërmeve të tyre.

Sonte, Qeveria solli vendim që 14 dhe 15 shkurti të shpallen ditë zie. Ajo është nesër dhe pasnesër.

Më lejoni të kumtojmë disa nga faktet që besojmë se do t’u interesojnë qytetarëve.

Autobusi ka udhëtuar në relacion Shkup-Tetovë, aksidenti është në fshatin Laskarë. Arsyet nuk janë të konfirmuara, hetimi është nën udhëheqjen e prokurorit kompetent. Sot është kryer në vendngjarje, vazhdon dhe sapo të përfundojë do të kumtohen të gjitha faktet dhe detajet për arsyet e ndodhjes së këtij aksidenti të rëndë.

Autobusi ka kaluar drejtpërdrejtë në anën e kundërt, kalon në anën e kundërt, hyn edhe në rrugën rajonale, bie në rrugën rajonale dhe duke rënë edhe më tej pas rrugës rajonale në pjesën e poshtme.

Intervenimet ishin të shpejta nga të gjitha institucionet, duke përfshirë MPB-në dhe spitalet shtetërore, por edhe të gjitha spitalet private që menjëherë dhe pakusht i dërguan të gjitha resurset e tyre.

Dhe sonte, për fat të keq humbën jetën 14 bashkëqytetarë tanë. Shtatë prej bashkëqytetarëve tanë vdiqën në vendin e aksidentit. 37 persona janë shtruar në spitalin 8 Shtatori, përkatësish, 6 prej këtyre 37 personave kanë vdekur në spitalin 8 Shtatori. Në Shën Naum Ohridski, kemi një person të vdekur, 2 persona janë dërguar në Tetovë dhje janë në gjendje stabile, një person është në mjekim shtëpiak në Gostivar, në Nënë Tereza, 8 persona prej të cilëve 3 janë me lëndime të rënda.