Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski udhëhoqi delegacionin qeveritar dhe bashkë me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe ministren pa portofol të ngarkuar për investime të huaja, Zorica Apostollska, sot ishin të pranishëm në Mbledhjen komemorative në Komunën e Vrapçishtit. Mbledhja u mbajt për viktimat në fatkeqësinë e djeshme të komunikacionit, që ndodhi në afërsi të fshatit Laskarcë, në autostradën Shkup-Tetovë.
“Pranoni ngushëllime të sinqerta për viktimat në emër të Qeverisë dhe në emrin tim personal. Le të prehen në prehen të qetë. Ndajmë thellë dhimbjen me ju për humbjen e madhe. Vendi është në pikëllim, kjo është tragjedi e madhe për të gjithë vendin. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur, t’i mbështesim të gjitha familjet e viktimave. Brenga nuk do t’i zëvendësojë pikëllimin dhe dhimbjen, por mbështetja është e nevojshme për të vazhduar më tej. Kjo është respekt ndaj viktimave dhe përpjekja jonë për t’ju ndihmuar juve, familjet e tyre”, iu drejtua Nikollovski familjeve të viktimave.
Në aksidentin e rëndë dhe tragjik të komunikacionit që ndodhi dje në autostradën Shkup-Tetovë humbën jetën 14 persona, ndërsa 7 prej të lënduarve janë gjendje të rëndë.
“Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me ato. Shpresoj se së shpejti do t’u kthehen familjeve”, shtoi Nikollovski.
Dy nga viktimat dhe tre nga të lënduarit në fatkeqësinë e komunikacionit janë nga Komuna e Vrapçishtit.
“Me dhimbje mora lajmin për ngjarjen tragjike që ndodhi dje. Një pjesë e qytetarëve janë edhe qytetarë të Komunës sonë. Të lënduarve u dëshiroj shëndet, ndërsa familjeve të viktimave u shpreh ngushëllime në emrin tim, në emër të administratës së Komunës, nga Këshilli dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Vrapçishtit”, tha kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.