Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Angjushev para fillimit të takimit me Forumin e Investimeve të Odave: Është e rëndësishme për Odat Ekonomike nga Ballkani Perëndimor të bashkohen, do të bisedojmë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim në mes Kryetarit të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i shoqëruar nga ekipi ekonomik i ministrave me delegacionin e Forumit Investues të Odave, të udhëhequr nga kryetari i Marko Çadezh dhe zëvendëskryetari, Branko Azeski.

Para fillimit të takimit Kryeministri Zaev, zëvendëskryeministri Angjushev së bashku me kryetarin e Forumit Investues të Odave, Çadezh dhe zëvendëskryetarin Branko Azeski dhanë deklaratë të shkurtë për medie.

“Sot kemi nderim ti mirëpresim kryetarin  e Forumit Investues të Odave, Marko Çadezh dhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike nga rajoni, në krye me kryetarin tonë i cili njëherit është edhe Zëvendëskryetar I Forumit Investues të Odave, Branko Azeski. Do të realizojmë takim të përbashkët në të cilin do të shkëmbejmë përvoja,mendimet dhe idetë se si të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet vendit tonë Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendet nga rajoni. Do të bisedojmë edhe për atë se si të përmisojmë konkurrencën  e ekonomive tona nëpërmjet lidhjes se komunitetit të biznesit  nga 6 vendet nga Ballkani Perëndimor, si të risim shkëmbimin tregtar ndërmjet vendeve tona dhe të punojmë në bashkëpunim më të madh ekonomik dhe integrim tregtar,” theksoi kryeministri Zaev.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, para takimit me Forumin Investues Regjional në Ballkanin Perendimor, ja uroi jubileun  Odës Ekonomike të Maqedonisë e cila shënon 97 vjetorin e ekzistimit, me cë rast theksoi se janë të rralla institucionet, të cilat mund të lavdërohen me jetëgjatësi po thuajse një shekull.

Ai shtoi që sot mirënjohjet e dhëna  të sipërmarrësve të caktuar me rastin e jubileut do të jenë nxitës për ndërmarrjet për zhvillim dhe rritje të mëtejshme.

Industrializimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut po zhvillohet ë një drejtim të shkëlqyer , dhe kjo tregohet nëpërmjet të gjitha parametrave statistikorë. Do të doja  të theksoj rëndësinë e bashkimit të të gjithave Odat Ekonomike  të Ballkanit Perëndimor me rëndësi është që  Odat  dhe ndërmarrjet  nga të gjitha vendet të bashkëpunojnë në rajon. Është me rëndësi që ne, si rajon, të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin dhe pastaj të rrisim bashkëpunimin tonë të ndërsjellët me BE dhe vendet e zhvilluara, në këtë mënyrë, ne do të jemi barrë më e vogël për Bashkimin Evropian. Është e domosdoshme për të përshpejtuar dhe përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet shteteve, por edhe midis ndërmarrjeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor ", - nënvizoi Zëvendëskryeministri Koco Angjushev.


Në vazhdim ju përcjellim deklaratën e Kryeministrit Zaev në tërësi.

Sot kemi nderim ti mirëpresim kryetarin  e Forumit Investues të Odave, Marko Çadezh dhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike nga rajoni, në krye me kryetarin tonë i cili njëherit është edhe Zëvendëskryetar i Forumit Investues të Odave, Branko Azeski. Do të realizojmë takim të përbashkët në të cilin do të shkëmbejmë përvoja,mendimet dhe idetë se si të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet vendit tonë Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendet nga rajoni. Do të bisedojmë edhe për atë se si të përmisojmë konkurrencën  e ekonomive tona nëpërmjet lidhjes se komunitetit të biznesit  nga 6 vendet nga Ballkani Perëndimor, si të risim shkëmbimin tregtar ndërmjet vendeve tona dhe të punojmë në bashkëpunim më të madh ekonomik dhe integrim tregtar.

Ky është obligim i jonw i cili del edhe nga procesi i Berlinit  në bashkëpunimin në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.   Por ky është edhe fakt për të cilën të gjithë jemi të vetëdijshëm – për eksport dhe konkurrencë në tregjet evropiane dhe globale, më të fort do të jemi nëse veprojmë bashkërisht.

Forumi  Investues i Odave është asociacion i gjashtë Odave Ekonomike nga rajoni i Ballkanit Perëndimor (Oda Ekonomik e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Unioni i Odave Ekonomike në Shqipëri, Oda për tregëti të jashtme në Bosnje dhe Hercegovinë, Oda Ekonomike në Serbi dhe Oda Ekonomike në Kosovë).

Forumi punon në mënyrë aktive në aspektet ekonomike  të formimit të zonës ekonomike rajonale. Qeveritë do të jenë më të fuqishme dhe qytetarët tanë më të kënaqur kur bashkimi i Odave do të krijoj kritik dhe propozime të shëndosha, por edhe ndihmë gjatë implementimit të zgjedhjeve të vërteta.

Në këtë drejtim pres që të kemi diskutim të frytshëm.

Qëllimi është që Ballkani Perëndimor të vazhdoj të lidhet më së shumti në planin ekonomik sepse të gjithë duam që  qytetarët e vendeve tona të ndjejnë përftimet e shpejta ekonomike nga bashkëpunimi ynë. Takimi i sotëm është defintivisht hap përpara drejt realizimit të kësaj ambicie të përbashkët”