Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 122-të me disa pika të rendit të ditës nga Programi i punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pika me interes të qytetarëve.
Në mbledhjen e sotme me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria do të shqyrtojë dhe do të miratojë vendim sipas Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tarifën doganore.
Në këtë mbledhje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Brendshme, propozoi ministrat të deklarohen për pikat, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për punë të brendshme, Propozim-ligji për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, si dhe për pikën Propozim-ligji për koordinim të njësisë për siguri dhe kundërzbulim në Republikën e Maqedonisë.
Në mbledhjen e sotme, mes tjerash, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të deklarohet për Informacionin për përgatitjen e aplikacionit të projektit për Studimin Fizibilitetit për ndërtim dhe zhvillim të Rrjetit optik kombëtar transportues, në kuadër të thirrjes për ndihmë teknike, në suaza të instrumentit IPA “Kornizë investimesh për Ballkanin Perëndimor” (Western Balkans Investment Framework - WBIF), që do ta prezantojë Ministria e Shoqërisë Informatike.
Ministria e Punëve të Jashtme në mbledhjen e sotme për lehtësimin e qarkullimit propozon të shqyrtohen Propozim-vendimi për heqjen e përkohshme të vizave për qëndrim afatshkurtër në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shtetasit e Ukrainës, Propozim-vendimi për heqjen e përkohshme të njëanshme të vizave për qëndrim afatshkurtër për shtetasit e Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe Propozim – vendimi për heqjen e vizave për qëndrim afatshkurtër (vizë C) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shtetas të huaj, bartës të dokumenteve zyrtare të udhëtimit të vendeve të treta, që e kanë të rregulluar qëndrimin e përkohshëm në vendin anëtar të Bashkimit Evropian ose nënshkruese të Marrëveshjes Shengen.