Fillon me punë Acelaratori afarist-teknologjik i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, pjesë e Parkut shkencor-teknologjik: Krijojmë mbështetje të drejtpërdrejt për idetë inovative të start up-ve dhe zhvillimit të bizneseve të suksesshme

Kryetari  i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev, sot ishte i pranishëm dhe mbajti fjalim në  hapjen e Aceleratorit afarist-teknologjik për sipërmarrës dhe novatorë të rinj, në kuadër të Parkut të shkencor - teknologjik, i vendosur në kampusin e fakulteteve teknike në Shkup.

Në eveniment, të moderuar nga drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski  mbajtën fjalim edhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe komisarja evropiane për shoqëri dhe ekonomi digjitale, Maria Gabriel, e cila gjendet për vizitë në Shkup, në kuadër të vizitës së saj të punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  

“Pres dhe dyshoj, se Parku shkencor-teknologjik do të rritet në një vend ku qytetarët do të zhvillojnë shkathtësi të reja, do të lindin ide të reja, do të krijohen inovacione dhe zbulime të rëndësishme, disa të rinj do të fillojnë edhe biznese të reja start up, me një fjalë do të hapet rruga e zhvillimit tonë – rruga drejt përparimit dhe revolucionit digjital”, theksoi Kryeministri Zaev, i cili e përshëndeti komisaren evropiane Gabriel, duke e falënderuar për pjesëmarrjen e saj në evenimentin, të cilin Kryeministri Zaev e vlerësoi si të rëndësishëm në përpjekjet për sigurimin e një të ardhme të sigurt ekonomike për të gjithë qytetarët e vendit që plotëson integrimin digjital, si pjesë e rrugëtimit për integrim në Bashkimin Evropian.

 

 

Komisarja evropiane Gabriel deklaroi: “Është kënaqësi e madhe për mua që vizitoj vendin tuaj për të biseduar për progresin në zbatimin e Agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe për të vlerësuar bashkë me ministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si ta përshpejtojmë punën që të kemi rezultate konkrete për qytetarët tanë. Unë besoj se rajoni mund të bëhet histori e suksesshme në fushën e digjitalizimit në Evropë”.

Edhe ministri Mançevski i cili udhëheq Ministrinë, që bashkëpunon në implementimin e projektit të Parkut teknologjik, përsëriti se Transformimi digjital është në nivel të lartë në agjendën e Qeverisë, duke u përfshirë edhe në agjendën e Bashkimit Evropian.

“Ne nga Maqedonia e Veriut, por edhe të gjitha shtetet e rajonit duhet ta shfrytëzojmë këtë periudhë të favorshme, që ta përmirësojmë standardin e jetës së të qytetarëve. Por, motori i transformimit digjital nuk është as Qeveria, e as institucionet. Këto janë kompanitë e TIK-së (teknologjitë e informacionit dhe komunikimit)”, theksoi ministri Mançevski, duke shtuar se ardhmëria është në krijimin e sektorit të fuqishëm privat, kompani të fuqishme të cilët së bashku me institucionet do të punojnë në këtë fushë.

 

 

Drejtori Despotovski, në ngjarjen, u prezantua edhe video prezantimi i parkut teknologjik, theksoi se një nga tre shtyllat e Parkut  është Acelatori afarist-teknologjik i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, për aktivitetet e të cilit, Qeveria në bashkëpunim me Bankën Botërore siguroi gjysmë milioni euro investime.

“Në fazën e investimit planifikohen investime fillestare deri në 25.000 euro për kompani dhe deri në 75.000 euro në fazën e dytë të investimeve për start up me potencial  për rritje të shpejtë", tha Despotovski, duke shtuar se planifikohen 7 deri më 12 investime në fazën e parë dhe dy deri më pesë investime në fazën e dytë, projekt i cili në të gjitha fazat do të kushtojë 80 milionë euro.