Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot realizoi bisedë telefonike me Zëvendëssekretarin Shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Salivan.
Kryeministri Zaev në bisedën e tij shprehu falënderimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve gjatë gjithë procesit të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe e njoftoi me aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me zbatimin e detyrimeve të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të cituara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht nga Marrëveshja me Greqinë.
Bashkëbiseduesit gjatë bisedës telefonike u pajtuan se epilogu i suksesshëm i Marrëveshjes së Prespës, si dhe procedura e ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, është tepër i rëndësishme për të dy vendet, por edhe për rajonin.
Kryeministri Zaev theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet në interesin e saj afatgjatë dhe strategjik për zhvillim dhe zgjerim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve ekonomike.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Zëvendëssekretari Shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Sullivan ndanë interesin e ndërsjellë dhe vendosmërinë e të dy vendeve, të mbeten të përkushtuara rreth çështjeve të paqes dhe stabilitetit të vendit dhe rajonit dhe në këtë drejtim, Zëvendëssekretari Shtetëror i SHBA-ve Salivan shprehu mbështetjen e tij të vazhdueshme për Marrëveshjen e Prespës dhe theksoi se me padurim pret t’i dëshirojë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s.