Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, priti në takimin lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhes Bejli.
Në takim, Kryeministri Zaev shprehu falënderimin e tij personal të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të qytetarëve të vendit tonë për kontributin aktiv të ambasadorit Bejli gjatë mandatit të tij në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme kur mbështetja e SHBA-ve si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte me rëndësi të madhe në proceset e anëtarësimit tonë në BE dhe NATO.
Nga ana e tij, ambasadori Bejli theksoi se është veçanërisht i kënaqur që gjatë mandatit të tij, me zgjidhjen e kontestit me Greqinë dhe me Marrëveshjen e Prespës, Republika e Maqedonisë së Veriut bëri një hap historik përpara për të cilin ishte e domosdoshme udhëheqja e demonstruar e krerëve të qeverive të të dyja vendeve, që SHBA-të dhe Trampi i vlerësuan si kontribut i rëndësishëm për një të ardhme më stabile dhe më me prosperitet për të dy vendet dhe të gjithë rajonin.
Në takimin lamtumirës, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ambasadorit Bejli i dhuroi një fotografi me përkushtim nga një prej takimeve të tyre të shumta të ndërsjella në shenjë kujtimi të bashkëpunimit të shkëlqyer.