Kryeministri Zaev nisi vizitën zyrtare në Rumani me Kryeministren Dançilla: Filloi ratifikimi i Protokollit për NATO, mbështetje e fuqishme për BE-në Bukuresht, pas 11 vitesh Maqedonia e Veriut ndërton ardhmëri

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nisi vizitën zyrtare në Rumani në takim me Kryeministren Rumune, Viorika Dançilla.

Kryeministrja Dançilla theksoi se në Rumani kanë filluar procedurat për ratifikimin e Protokollit për aderimin e shtetit tonë në NATO që është votuar në Klubin e deputetëve. Në deklaratën për mediat, ajo theksoi se pret përfundim të shpejtë të këtij procesi dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s.

Kryeministrja e Rumanisë Dançilla e riafirmoi pozitën për vazhdimin e zgjerimit të BE-së, në bazë të meritave individuale të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo, deklaroi se pret që në muajin qershor do të vërtetohen politikat e zgjerimit të BE-së dhe inkurajoi që vendi ynë të vazhdojë me përmbushjen e argumenteve reformuese.

Kryeministrja Dançilla publikisht uroi Kryeministrin Zaev për kontributin e tij të guximshëm dhe energjinë në proceset e rëndësishme të shtetit tonë, që konsideron se është inspirim për tërë rajonin.

Në deklaratën për media, Kryeministri Zaev theksoi se i përcjell përshëndetjet e sinqerta të qytetarëve të vendit tonë dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

“Në emrin tim dhe të qytetarëve u falënderoj për ratifikimin e djeshëm të Protokollit për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në Klubin e deputetëve të Parlamentit rumun dhe për tërë mbështetjen e juaj në procesin e NATO integrimeve të shtetit tonë.

Kënaqësi e veçantë është që jemi në vizitë zyrtare në Bukuresht dhe që vizita përputhet me një fazë të rëndësishme të ratifikimit të Protokollit për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e mikes tonë Republika e Rumanisë. Para 11 viteve, pikërisht këtu në Bukuresht u lëshua mundësia historike për aderim të vendit tonë në Aleancë. Sot në themelet e së kaluarës ndërtuam ardhmëri.Maqedonia e Veriut është në rrugën atlantike. Miq, u falënderojmë”, porositi Kryeministri Zaev.

Përveç integrimeve në NATO, Kryeministri Zaev u falënderua edhe për mbështetjen në rrugën evropiane të Republikës të Maqedonisë së Veriut.

“Falënderojmë që Republika e Rumanisë, gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së përqendrohet në zgjerimin dhe i motivon përpjekjet e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, ta mbështesin Republikën e Maqedonisë së Veriut në aspiratat evropiane.

Pa ndalesë do t’i përcjell pritjet e Qeverisë dhe të qytetarëve të vendit tonë, pas hapjes së NATO perspektivave, në muajin qershor ta konfirmojmë vendimin për fillimin e negociatave me BE-në”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ai shtoi se “BE dhe NATO, për Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe për rajonin, por edhe për Evropën janë të domosdoshme. Kanë domethënien e stabilitetit, sigurisë, ekonomisë dhe progresit. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Evropën ku gjeografikisht bëjmë pjesë, por edhe për botën të cilës e gjithë kjo i nevojitet dhe i është e domosdoshme që të mund të zhvillohet”.

Kryetari i Qeverisë Zaev sqaroi se RMV është në procesin e reformave thelbësore, është e vetëdijshme se është i rëndësishëm zbatimi i ligjeve të miratuara dhe nevoja që të јаpim rezultate në fushat kyçe të reformave, duke u udhëhequr nga parimet dhe vlerat evropiane. Kemi bërë kthesë në klimën politike në shtet dhe e vendosëm RMV në rrugën e qartë demokratike, si një shoqëri për të gjithë në shtet.

“Ndërmorëm hapa të guximshme politike me të cilat i arritëm marrëveshjet, së pari me fqinjin tonë Republikën e Bullgarisë, e pastaj edhe me Republikën e Greqisë. Marrëveshja e Prespës që realizuam sot është shembull se janë të mundshme zgjidhje të çështjeve më të ndjeshme bilaterale politike”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ai shtoi se është e rëndësishme që me Kryeministren Dançilla u arrit pajtueshmëri për përparimin e gjendjes ekonomike dhe mundësinë për mbajtjen e biznes forumit.

“Interesi i investitorëve për investime në vendin tonë është në rritje. Si dy vende mike, që nuk kanë çështje të hapura politike, kemi mundësi t’i përkushtohemi ekonomisë që është interes i drejtpërdrejtë i qytetarëve të të dyja shteteve. Këtë do ta bëjmë edhe me Marrëveshjen ndërmjet dy qeverive për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, medieve, të rinjve dhe sportit që është në fazë përfundimtare të ratifikimit në Kuvendin tonë”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ajo përcolli urime për NATO integrimet e hapura dhe për hapat e mëdha politike të bëra për një kohë të shkurtë dhe theksoi se Rumania dëshiron ta sheh RMV si anëtare të barabartë në NATO.

Në takimin dypalësh u dërguan urime për të gjithë progresin e vendit tonë për NATO, me shpresë se rruga evropiane do të jetë një realitet dhe se ajo do të kish qenë çasti më i lumtur nga puna e kryesimit të Rumanisë me BE-në.

Në takim u bisedua edhe për nismat më konkrete në bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e energjetikës dhe mbrojtjes.

Takimi në nivel të delegacioneve u realizua në nivel të lartë qeveritar. Nga ana e Rumanisë, përveç Kryeministres ishin të pranishëm edhe ministrat për Punë të Jashtme, për Mbrojtje, për Diasporën. Kryeministri Zaev është i shoqëruar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Zëvendësministri për Punë të Jashtme, Andrej Zhernovski.

Pasdite janë paraparë takime të Kryeministrit Zaev dhe delegacionit me Kryetarin e Klubit të deputetëve, Liviu Dragnea, si dhe me Zëvendëskryetarin e Senatit të Rumanisë, Julian Klaudiu Manda.