U publikua programi për vizitën e Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut

Zyra e shtypit në selinë e Shenjtë në Vatikan, sot në datën 7 mars 2019, publikoi programin për vizitën e Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut, i cili do të vizitojë Shkupin, vendlindjen e Shënjëtores Nënë Tereza.

Është paraparë që në mëngjesin e 7 majit, Papa Françesku të arrijë në Maqedoninë e Veriut.

Pas pritjes zyrtare, Shenjtëria e Tij Papa Françesku do të takohet me Kryetarin Gjorge Ivanov, me Kryeministrin Zoran Zaev, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me korin diplomatik.

Gjatë kësaj vizite në vend, Ati i Shenjtë do të takohet me udhëheqësit fetar dhe personat e varfër.

Në programin për udhëtimin apostolik të Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut, parashikohet që Ati i Shenjtë të shërbejë Liturgji të shenjtë dhe më pas të marrë pjesë në takim ekumenik dhe religjioz me të rinjtë.

Ati i Shenjtë, udhëtimin e tij të 29-të apostolik do ta përfundojë në orët e pasditës së datës 7 maj, duke realizuar takim me priftërinjtë, familjet e tyre dhe me personat që i janë përkushtuar fesë, e më pas do të kthehet në Romë.

Paraprakisht Ati i Shenjtë do t’i vizitojë qytetet Sofje dhe Rakovski në Republikën e Bullgarisë.