Kryeministri Zaev në nënshkrimin e Marrëveshjes nga programi për ujitjen e luginës jugore të Vardarit: Me sistemin e ri të ujitjes për bujqit nga ky rajon do të ulen shpenzimet për ujin
Kryetari i Qeverisë së RMV, Zoran Zaev së bashku me Zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, sot në Vallandov morën pjesë në ngjarjen në të cilën Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhimin e Ujërave, Lupço Nikollovski, e nënshkruajti Marrëveshjen me përfaqësuesin e kompanisë Shtrabag, Zlatan Gjurgjiq për realizimin e punëve ndërtimore për projektin për ujitje të luginës jugore të lumit Vardar nga faza e dytë.
Në vazhdim në tërësi ju përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev:
“Me nënshkrimin e Marrëveshjes për këtë projekt të rëndësishëm ‘Programi për ujitje të luginës jugore të Vardarit faza e dytë,’ i risim investimet kapitale në bujqësi, krijojmë sisteme bashkëkohore për ujitje, të cilët do kontribuojnë në uljen e shpenzimeve dhe humbjeve në prodhimtare, dhe nga ana tjetër do të kontribuojnë për krijimin e bujqësisë bashkëkohore dhe evropiane.
Uji si pasuri natyrore nacionale ka rëndësi të veçantë për secilin nga ne.
Pa menaxhim të mirëfilltë me resurset e ujit dhe pa sisteme bashkëkohore për ujitje, nuk mund të flasim për bujqësi të zhvilluar. Së bashku me Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, punojmë intensivisht në rekonstruimin dhe ndërtimin e sistemeve bashkëkohore për ujitje.
Projekti për ujitjen e luginës jugore të Lumit Vardar nga faza e dytë është me rëndësi vitale për rajonin e Vallandovës. Në këto momente sistemi i tanishëm siguron ujitje për rreth 1.600 hektar, por për shkak të vjetrimit, bujqit pësojnë humbje të mëdha në prodhimet bujqësore. Me rëndësi për bujqit nga realizimi i këtij projekti, është se sistemi i ri pritet që në mënyrë drastike të ulë shpenzimet e ujit. Për ndërtimin e tanishëm të fazës së dytë do të sigurohet ujitje kualitative dhe në kohë e mbi 2.000 hektarëve sipërfaqe bujqësore.
Ky projekt është i vlefshëm mbi 24.3 milion euro. Bëhet fjalë për investim të rëndësishëm me të cilën e risim bujqësinë dhe e bëjmë më konkurruese. Njëkohësisht krijojmë kushte për prodhime më rentabile për bujqit dhe për jetë më të mirë të banorëve në gjithë rajonin e Vallandovës.
Me anë të menaxhimit efikas dhe investimit në infrastrukturën e menaxhimit të ujit do të mundësojnë sasi të mjaftueshme të ujit kualitativ për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore.
Bujqësia është një nga shtyllat bartëse për zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë. Këtu në rajonin tonë juglindorë ka domethënien e jetës. Prandaj si Qeveri kushtojmë rëndësi të veçantë politikave të cilat i zbatojmë në këtë sektor, me theks të veçantë masave zhvillimore dhe projekteve, si dhe investime të reja të cilat do të kontribuojnë në rritje të përshpejtuar të kësaj dege strategjike ekonomike të vendit tonë.
Dua të shfrytëzoj këtë mundësi që të Ju dëshiroj të gjithëve që me sukses të përfundoni këtë investim, dhe gjithsesi një falënderim të madh tek të gjithë të cilët kontribuon në realizimin e projektit, sektorët nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të cilët punuan në këtë projekt, bankës Gjermane për zhvillim “KFW” realizuesin dhe gjithsesi komunën e Vallandovës. Ju dëshiroj sukses dhe le të ketë bereqet të madh për bujqit për shkak se kështu do të ketë bereqet edhe shteti jonë.”