Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e 125-të të rregullt

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do të mbajë mbledhjen e 125-të të rregullt me më tepër pika të rendit të ditës nga Programi i tij i punës për këtë vit, në interes të qytetarëve.

Me propozim të Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet iniciativa e ASHAM-it për ruajtjen e trashëgimisë minerale tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mbledhje Qeveria e RMV do të jep mendim për Propozim-rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën dhe procedurën e shfrytëzimit të mbështetjes financiare të masave për zhvillimin rural të financuar nga programi IPARD 2014-2020, që e propozon Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Ministria e financave në këtë mbledhje do të propozojë më tepër pika për diskutim, ndër të cilat edhe për Politikat e kontrollit financiar të brendshëm në sektorin publik, me Plan-veprim për periudhën 2019-2021 si dhe Informatën për punën e Këshillit për menaxhim me financat publike me Draft-raport vjetor për ndjekjen e zbatimit të planit të veprimit për Programin për reforma në menaxhimin me financa publike për vitin 2018, për periudhën dhjetor 2017 – dhjetor 2018 dhe Draft-planin e veprimit për zbatimin e Programit për reforma në menaxhimin e financave publike për vitin 2019.

Në mbledhjen e sotme Qeveria do të prononcohet për Informatën me propozim-masa për përmirësimin e gjendjeve „Kushte për tregti ndërkufitare“, në përputhje me rekomandimet nga raporti DoingBusiness 2018 i Bankës botërore.

Në rendin e ditës të mbledhjes së Qeverisë do të jetë edhe Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor 2017-2022, i dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.