Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me bashkëshorten e tij, Zorica Zaeva, morën pjesë në Ballon e Vjenës, që tradicionalisht çdo vit mbahet në Shkup.
Në vazhdim e përcjellim në mënyrë integrale fjalimin e Kryeministrit Zaev.
“Më lejoni të shpreh kënaqësinë time dhe të gruas sime që sonte jemi këtu bashkë me ju.
Ftesën nga ambasadorja Koleber për të marrë pjesë në Ballon e Vjenës e pranova pa hezitim për disa arsye. Së pari, e tregon krijimin e miqësisë së sinqertë ndërmjet Republikës së Austrisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për më tepër, ky manifestim, i cili u krijua si replikë e ballos së njohur botërore në Vjenë, Balloja e Operës këtë vit shënon përvjetorin e saj të 20-të. Por, para së gjithash, më motivoi karakteri human i manifestimit.
Veçanërisht më gëzon fakti që me një pjesë të mjeteve të mbledhura sonte do të sigurohet pajisje sportive përshtatëse për çiklizëm dhe e cila më pas do t’i jepet Shoqatës së personave me paraplegji dhe kuardiplegji “Pa kufizime”.
Unë e di që personat me aftësi të veçanta mund të praktikojnë sportin. Unë personalisht njoh njerëz të tillë. Dallimi është që atyre u nevojitet mbështetje e madhe. Prandaj, unë personalisht dëshiroj t'ju falënderoj të gjithëve, sepse prania juaj këtu sonte do të kontribuojë për mundësi më të mira për këta bashkëqytetarë tanë".