Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot qëndron në vizitë pune njëditore në Bashkimin Evropian në Bruksel, i shoqëruar nga zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.
Kryeministri Zaev dhe delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kenë takime të ndara me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe me komisarin për politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Han.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë kësaj vizite pune në Bruksel do të kryesojë me sesionin e 15-të të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, në të cilin do të shqyrtohet progresi i vendit tonë në procesin e integrimit në BE.
Këto aktivitete në Komisionin Evropian në Bruksel do të përfundojnë me konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrit Zaev dhe nënkryetares të Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe komisarit për politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Han.
Gjatë vizitës së punës njëditore në Bruksel, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të realizojnë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolltenberg.
Programi i vizitës së punës të delegacionit qeveritar në Bruksel do të përfundojë me konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrit Zaev dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg.