Kryeministri Zaev dhe ministrat në mbledhjen e Grupit punues të Këshillit të BE-së për BP/Zgjerimi: Treguam progres të dukshëm dhe kulturë evropiane për zgjidhjen e çështjeve, kërkojmë shans për fillimin e negociatave të rëndësishme për shtetin dhe rajoni

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministrat e Qeverisë të ngarkuar për realizimin e prioriteteve kyçe të reformave, sot mbajtën fjalim në takimin me grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor/Zgjerim (KOVEB/KOELA), që u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zaev kërkoi të vlerësohet progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shteti jonë në qershor të merr datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian

 

 

“Punojmë me përkushtim që në qershor para jush, vendet anëtare të BE-së, dosjen tonë ta mbështesin fuqishëm me rezultatet që do të tregojnë vendosmërinë tonë, si dhe qëndrueshmërinë e proceseve reformuese që i zbatojmë.

Do të doja t’ju bind se te ne ka vetëdije të plotë për madhësinë e obligimeve dhe detyrat të cilat i imponon procesi i aderimit në BE dhe se Qeveria përfshiu tërë kapacitetin e saj për të lehtësuar miratimin e vendimit të Këshillit në qershor”, tha kryeministri Zaev.

Ai theksoi rëndësinë e vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së në qershor, si për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe  për tërë rajonin.

“Konsiderojmë se vendimi për fillimin e negociatave për aderim është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por edhe për mesazhin i cili do të dërgohet në tërë rajonin, por edhe më gjerë - se investimi i vërtetë në reformat dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore kanë domethënien e një investimi të sigurt për një të ardhme më të mirë për vendin. Ne kërkojmë shans për të cilën sinqerisht besojmë se e meritojmë. Kërkojmë që këtë vit t’i fillojmë negociatat për anëtarësim në BE”, theksoi Kryeministri Zaev, i cili shtoi se vendi ynë është i vetëdijshëm se përfundimi i negociatave do të varet nga progresi i vendit tonë dhe institucioneve evropiane.

Në lidhje me procesin e reformave në vend, Kryeministri Zaev theksoi se ligjet miratohen në një proces gjithëpërfshirës bashkë me opozitën dhe shoqërinë civile, se punohet seriozisht në zbatimin e ligjeve të miratuara për arritjen e ndryshimeve thelbësore dhe ndryshimin e dukshëm pozitiv të kulturës politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Përveç tjerash, siç theksoi Kryeministri Zaev, Qeveria udhëhiqet nga vlerat dhe standardet më të larta evropiane të tilla si sundimi i së drejtës, gjyqësia e pavarur, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, shërbime demokratike dhe efikase të kundërzbulimit, në funksion të qytetarëve, administratë publike profesionale.

Për të arriturat në fusha të ndryshme, në takim më konkretisht u prononcuan ministrat dikasterial.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani ka njoftuar mbi progresin e implementimit të Planit 18, nga aspekti i ligjeve të porositura dhe vendimet e implementuara, por edhe të të ashtuquajturës “trak rekord” , ose shembujt e dukshëm që çojnë në ndryshimet nga zbatimi i reformave.“Republika e Maqedonisë së Veriut ka realizuar progres të jashtëzakonshëm, si në shmangien e pengesave politike, ashtu edhe në implementimin e reformave me çka tregoi gatishmëri për fillimin të negociatave aderuese që sot.  I ringjallëm vlerat kyçe evropiane dhe kulturën e kompromisit. Kuptohet, momenti reformues nuk do të zvogëlohet as edhe në periudhën në vijim, me çka do të bindim çdo vend- anëtar i BE-së se ka partner serioz në Ballkan në promovimin e idesë evropiane dhe se fillimi i negociatave këtë vit paraqet interes të ndërsjellë në realizmin e prioriteteve evropiane për Evropë më të sigurt, më stabile dhe prosperuese” , Theksoi Osmani.

Zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e theksoi rëndësinë e vendimit që duhet ta sjellë Këshilli i BE-së, për shtetin tonë në qershor.

“Suksesi ynë në rrugën drejt NATO-s tregon se si Qeveri e plotësojmë atë që e kemi vendosur si qëllim dhe kur të përkushtohemi në qëllimin ka rezultate. Për më pak se shtatë javë, nëntë vende tashmë e ratifikuan Protokollin për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Për shkak të optimizmit të ripërtërirë të NATO-s, kemi efekt pozitiv ndaj ekonomisë dhe rritje të katërfishtë të investimeve të huaja në vitin 2018” , tha Shekerinska.Ajo theksoi se ka filluar të bëhet vlerësimi për kanosjet hibride, në pajtim me bashkëpunimin me BE-në. Gjithashtu e potencoi progresin në reformat vendore, veçanërisht në avancimin e lirisë së mediave. I theksoi edhe arritjet në planin ndëretnik. “Nuk guxojmë ta nënvlerësojmë rëndësinë e marrëdhënieve ndëretnike. Kemi kandidat të përbashkët presidencial, diçka që ishte e paimagjinueshme. Ne jemi shembull i një shteti i cili është në kundërshtim me populizmin dhe nacionalizmin. Dëshmuam se jemi të përkushtuar në vlerat evropiane” , tha Shekerinska. Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për reformat në shërbimet e sigurisë, theksoi se është vendosur mekanizëm institucional për parandalimin dhe detektimin e hershëm të tentimeve për keqpërdorimin e pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve, përmes Agjencisë Operativo Teknike (AOT), është formuar Këshilli për mbikëqyrjen e qytetarëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në vijim është reforma në DSK, që do të jetë organ i pavarur, ndërsa jo sikurse deri më tani në përbërjen e MPB dhe kompetencën e Agjencisë për Siguri Kombëtare që do të jetë të grumbullojë, përpunojë dhe analizojë të dhëna me qëllim që të zbulohen apo pengohen aktivitetet kundër sigurisë kombëtare.

“Qeveria fuqimisht  punon në zbatimin e proceseve reformuese që e vendosin shtetin ligjor. Siguria e shtetit tonë është prioritet për MPB, por për ne është prioritet edhe siguria e të gjithë qytetarëve të BE-së edhe vendet anëtare edhe më tej do të jemi partnerë të barabartë në ballafaqimin dhe parandalimin e kanosjeve të sigurisë” , tha zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i MPB Spasovski.

Sa u përket reformave në gjyqësi, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, tha se në vijim janë reformat aktive dhe zbatimi i tyre që po japin rezultate në punën e gjyqësisë. Ajo theksoi se janë sjellë ndryshimet e Ligjit për gjykatat, në procedurë gjyqësore është Ligji i ri për këshillin gjyqësor, është përgatitur ligj i ri për Prokurorinë publike dhe ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë.

“Është përpiluar tekst i ri për ligjin e ri të Prokurorisë Publike në konsultim me ekspertë të huaj, prej të cilëve morëm konfirmim se bëhet fjalë për zgjidhje e cila do të mundësojë sistem cilësor në Prokurorinë Publike ku PPS do ta ketë rolin e saj autonom dhe mjete buxhetore për të luftuar me korrupsionin e lartë dhe vazhdimin e të gjitha lëndëve që kanë filluar nga PPS. Propozimi i Qeverisë mori vlerësim pozitiv nga Bashkësia ndërkombëtare, në vijim janë bisedime me opozitën dhe presim që ligji të votohet me 2/3 e shumicës” , tha ministrja Deskoska.ajo i sqaroi edhe reformat nga e fusha ndëshkuese përmisuese, qasja deri tek drejtësia,  miratimin e Ligjit të ri për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave.

Lidhur me reformat në administratë dhe përforcimin e agjendës digjitale, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se tashmë po shënohen më shumë rezultate. Është theksuar në veçanti Projekt-ligji për shërbim të lartë drejtues, që është finalizuar me mbështetjen e SIGMA, teksti është publikuar në Regjistrin e vetëm kombëtar elektronik të rregullave, ndërsa ligji është në fazën e konsultimeve publike

“Ligji parasheh procedurë të emërimit të zyrtarëve të lartë udhëheqës, me çka ju jepet status juridik konkret. Propozon kërkesa më të larta profesionale për këto pozicioni me qëllim që të profesionalizohet shërbimi udhëheqës I lart.  E kemi përfunduar portalin e ri për e-shërbimet dhe katalogun për e-shërbimet, të cilat për fillim do të ju sigurojnë qytetarëve qasje online- deri në 50 shërbime. Është paraparë që portali të filloj të funksionoj deri në qershor të vitit 2019. Kemi hapur sallën e parë për Një pikë shërbimi në Shkup, e cila ju mundëson qytetarëve ti marrin shërbimet më të kërkuara nga 10 institucionet.

Ligji për identifikim elektronik, dokumente elektronike dhe shërbime të besueshme është në procedurë parlamentare. Portali për të dhënat të hapura ka filluar me punë në dhjetor të vitit 2018. Në këtë moment në portal janë shpallur mbi 190 të dhëna nga rreth 44 institucione të sektorit publik. Strategjia nacionale për siguri-kibernetike për vitin 2018-2002 dhe Plani i veprimi  janë miratuar në Qeveri dhe është formuar grupi i punës për realizimin e planit të veprimit. Komisioni Evropian e vlerësoi tekstin e Planit Operativ kombëtarë mbrojtës, i cili së shpejti do të miratohet në Qeveri. Ndërkohë, së bashku me Bankën Botërore jemi duke punuar në procesin e vendosjes së rrjetit optik kombëtarë, theksoi ministri Mancevski.

Sipas  ministrit për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov me rëndësi është që përpjekjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të pranohen me marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në.

“Maqedonia Veriore arriti pjekuri. Kemi ndryshuar gjatë dy viteve të fundit. Jemi të gatshëm të vazhdojmë procesin transformues drejt BE-së. Momenti është tani. Ky do të jetë një lajm i mirë për Maqedoninë e Veriut por edhe për rajoni edhe për vetë BE-në,” potencoi ministri Dimitrov.

Ai nënvizoi për përfitimet nga marrëveshja e arritur të Prespës, bashkëpunimi i hapur dypalësh dhe stabilitetin në korniza rajonale.

Në takimin e punës së kryeministrit Zaev dhe ministrave të Qeverisë me Grupin e Punës së Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor/Zgjerimi pati edhe diskutim. Janë dërguar urime në Republikën e Maqedonisë së Veriut për Marrëveshjen e arritur në Prespë, është dërguar mesazh vendi ynë t’i shfrytëzojë dy muajt e ardhshëm dhe të vazhdojë me punën e shkëlqyer, është përshëndetur edhe dialogu me opozitën dhe me faktorët politik dhe shoqërorë dhe është shprehur shpresë se BE në qershor do t’i vlerësojë arritjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.