Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Doganave të RMV, Gjoko Tanasoski sot mbajtën fjalime në fillimin e Konferencës rajonale dy ditore me temë “Përforcimi i kapaciteteve të Qendrave koordinatave për menaxhimin e integruar kufitar”. Në këtë Konferencë rajonale morën pjesë përfaqësues të administratës doganore dhe kufitare, nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Rumania dhe Turqia, të cilët do t’i ndajnë praktikat ndërkombëtare më të mira për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në fjalimin e tij, ambasadori Koja, potencoi se këto ngjarje kanë rëndësi të madhe për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për punë kufitare të integruar dhe ruajtje të sigurisë së kufijve, si dhe përmasimin e shërbimeve kufitare.
Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Taneski gjithashtu theksoi se shërbime kufitare të caktuara në mënyrë të përgjithshme janë më efikase kur bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë. Ai shtoi se për arritjen e qëllimit për kufi të hapur dhe të sigurt, për Drejtorinë e Doganave do të thotë nevojë për ndryshime të vazhdueshme dhe pranim i mënyrave të reja të punës, të cilat e tejkalojnë punën themelore të institucionit, si institucion për pagesë të të dhënave.
Në vazhdim të kësaj kumtese, Ju dërgojmë fjalimin integral të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
“Pres në mënyrë absolute që të pranohet se si vende të cilat janë pjesë përbërëse e bashkësisë botërore globale, kërcënimeve globale, tregjeve globale dhe mediumeve globale janë realiteti jonë i përbashkët.
Një pjesë e këtij realiteti janë aktivitetet globale ilegale ndërkufitare për të cilat janë të domosdoshme përgjigje konkrete
Sfidat janë dy herë më të madha sepse sot kufijtë nuk janë vetëm barriera dhe vende të detyrueshme që duhet të mbyllin hermetikisht një bashkësi kombëtar.
Përkundrazi, në botën globale, nëse qarkullimi i lirë i njerëzve dhe prodhimeve duhet të jetë maksimalisht efikas, dyfish më tepër duhet të jenë më efikase masat për luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë korrupsionin dhe migracionin ilegal, tregtinë me armë, trafikun e drogës dhe tregtisë me njerëz.
Si portë e Bashkimit Evropian, Ballkani Perëndimor është pikë kyçe e këtyre aktiviteteve jolegale. Prandaj detyrim i jonë moral institucional është t’i ndalojmë të gjitha aktivitetet kriminale ndërkufitare.
Përgjigje efikase e këtyre çështjeve jep menaxhimi kufitar i integruar në nivel nacional.
Për shkak se bëhet fjalë për fenomene globale të cilat kanë të bëjnë me të gjitha vendet e rajonit tonë, si imperativ vendoset domosdoshmëria e bashkëpunimit në sfidat e përbashkëta kufitare dhe të sigurisë, si vendimtar për përmasimin e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Për këtë shkak, kjo Konferencë në organizim të OSBE-së dhe të Qendrës koordinatave nacionale për menaxhim kufitar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, paraqet kontribut të veçantë për shkëmbimin e përvojave dhe përgatitje e protokolleve të pranueshme për bashkëpunim të të gjitha vendeve dhe kufijve tona të përbashkëta.
Bashkëpunimi në mes qendrave koordinatave për menaxhimin kufitar në korniza ndërkombëtare shikuar nga perspektiva e sotme, është e një rëndësi të veçantë për parandalimin, zbulimin dhe vërtetimin e veprave penale të cilat ndodhin në pikat kufitare, si dhe në luftën me krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Në këtë drejtim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbetet e angazhuar fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe e mbështet këtë Konferencë.
Jemi të përgatitur që ta japim tërësisht gjithë logjistikën e nevojshme dhe mbështetjen institucionale, si kontribut i yni për menaxhim me të gjitha sfidat në kufijtë e shekullit 21.
Për mua është me rëndësi të veçantë që prezenca e përfaqësuesve të strukturave më të larta operative nga vendet pjesëmarrëse në Konferencën, e cila ka për qëllim parandalimin, zbulimin dhe vërtetimin e veprave penale të krimit të organizuar, korrupsioni dhe migrimi ilegal, tregtia me armë, trafikimi i drogës dhe tregtia me njerëz, e gjithë kjo flet për seriozitetin dhe nevojën e kësaj Konference ndërkombëtare.
Jam i bindur se qeveritë se vendeve nga rajoni do t’i marrin udhëzimet dhe rekomandimet më të mira nga shkëmbimi i përvojave ndërmjet strukturave operative të pranishme në dy ditët e ardhshme, me çka në të ardhmen të gjitha vendet do të kenë përfitime për kufij më të sigurt.
E përshëndes përcaktimin që të punojmë bashkë për të siguruar menaxhim kufitar të përbashkët. Është bërë përparim serioz, por mund të arrijmë edhe më shumë.
Edhe njëherë ju dëshiroj punë të suksesshme në Konferencën “Përforcimi i kapaciteteve të Qendrave koordinatave për menaxhim të integruar kufitar.