Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, priti në takim Komisarin e Lart për pakica të OSBE-së, Lamberto Zanier.
Kryeministri Zaev, në takim foli për zbatimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve me të cilin u mbyll korniza ligjore e Marrëveshjes së Ohrit dhe theksoi se marrëveshja hyri edhe në preambulën e Kushtetutës, si legjislativë e cila e rregullon përdorimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zaev, informoi edhe për përpilimin e Strategjisë kombëtare për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm në Maqedoninë e Veriut si dokument strategjik për çështjet e multikulturalizmit dhe komunikimet inter-kulturore, sipas rekomandimeve të Këshillit të Evropës, të cilat ishin theksuar në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për vitin 2018.
Kryeministri Zaev në këtë takim theksoi se vëmendje të veçantë në periudhën e ardhshme do t’i kushtohet zhvillimit të konceptit të arsimit të integruar për të cilin vendi jonë merr mbështetje jashtëzakonisht të madhe nga OSBE-ja, siç ishte rast edhe me procesin e miratimit të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, i cili ishte përgatitur me asistencë eksperte nga OSBE-ja dhe BE-ja.
Komisari i Lartë për Pakica të OSBE-së Lamberto Zanieri, shprehu kënaqësinë e tij për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kultivimin dhe respektimin e të drejtave të bashkësive dhe theksoi se OSBE-ja mbetet partner i përkushtuar i politikave të vendit për këto çështje të cilat e bëjnë vendin modelin për rregullimin e suksesshëm të të drejtave të bashkësive në rajon.