Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mori pjesë në Konferencën rajonale në organizim të Klubeve Rotari të Maqedonisë së Veriut “Ekonomia nacionale në prag të BE-së – sfida dhe përvoja”, ku mbajti fjalim hyrës. Përveç Kryeministrit, Konferenca u hap me fjalimet e koordinatorit të Lidhjes së Klubit të Rotarëve, Zoran Todorov, ambasadorit të Republikës së Sllovenisë, Millan Jazbec, guvernatorit të Distrikt 1912, Janes Lipac dhe koordinatorit të Zonës së Rotarëve 19, Marian Bullat.
Fjalimin e Kryeministrit Zaev ua përcjellim në mënyrë integrale.
“Për fillim më lejoni të falënderohem për nderin që mu dha që të hap Konferencën rajonale në organizim të Lidhjes së Klubit të Rotarëve të Maqedonisë së Veriut “Ekonomia nacionale në prag të BE-së – sfida dhe përvoja”.
Së pari dëshiroj të shpreh respektin e madh për misionin e Rotarëve te ne dhe gjithë andej botës, i cili paraqet fuqi lëvizëse bujare që e frymëzon komunitetin drejt humanizmit dhe progresit.
Humanizmi dhe solidariteti janë vlera që e bashkojnë botën dhe e bëjnë vend më të mirë dhe më shpresëdhënëse për jetë.
Mu për këtë, vlen që bashkërisht t’i respektojmë dhe të luftojmë për këto vlera. Ato duhet të jenë përditshmëria jonë. Të ndihmojmë njëri tjetrin, të bashkëpunojmë, të kuptohemi dhe respektohemi. Vetëm në këtë mënyrë mund të përparojmë ashtu siç të gjithë ëndërrojmë dhe dëshirojmë.
Lidhja e Klubit të Rotarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë viteve u imponua si partner serioz në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta që kontribuojnë për shoqëri korrekte, solidare dhe humane për të gjithë qytetarët.
Vazhdojmë të kultivojmë këtë partneritet të rëndësishëm dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta bujare.
Veçanërisht është me rendësi që në këtë Konferencë rajonale do të bisedohet për ekonominë dhe sfidat me të cilat përballemi si vend në rrugën integruese drejt BE-së dhe NATO-s, sepse ky është qëllimi kryesor strategjik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pas përmbylljes së çështjeve të mëdha politike, prioriteti unë kryesor është përforcimi dhe ndërtimi i ekonomisë së fuqishme, e cila do të hap mundësi për të gjithë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.
Para nesh është një sfidë e re dhe qëllim i madh – Republika e Maqedonisë së Veriut vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe pjesë e familjes evropiane.
Bashkimit Evropian i përkasim dhe gravitojmë për nga natyra. Për të qenë pjesë e kësaj bote të përparuar evropiane, duhet të punojmë në ngritjen e standardeve dhe kapaciteteve. Pritjet për të marrë rekomandim për fillimin e negociatave janë reale. Duhet të gjithë të dimë se na pret shumë punë për të cilën si Kryetarë i Qeverisë ju siguroj se jemi të përgatitur dhe kemi kapacitete t’u përgjigjemi sfidave dhe detyrave serioze të cilat priten nga ne.
Për qytetarët dhe kompanitë po hapet një paletë e mundësive të mëdha. Me anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO dhe me fillimin e negociatave në BE, hapet i ashtuquajturi muaji i mjaltit dhe duhet t’a shfrytëzojmë këtë periudhë për benefite dhe përfitime për të gjithë. Fuqia lëvizëse në ekonominë tonë është tregtia.
Kompanitë tona do të kenë mundësinë t’i plasojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre në tregun evropian, i cili numëron rreth 500 milionë konsumues. Prandaj, duhet pasur kujdes dhe gatishmëri për të gjitha sfidat që vijojnë, prandaj duhet të punojmë në ngritjen dhe përforcimin e standardeve dhe konkurrencës.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është këtu të ndihmojë këtë proces nëpërmjet vargut të masave për mbështetjen e zhvillimit të konkurrencës me Planin për rritje ekonomike. Interesi i kompanive për shfrytëzimin e masave është i madh dhe kjo është shenjë e mirë.
Unë besoj se na pret një e ardhme me perspektivë.
Por, për këtë arsye e një rëndësie të veçantë është të gjithë t’u përgjigjemi obligimeve dhe sfidave që na presin dhe të investojmë në ndërtimin e ekonomisë së fuqishme, shoqërisë demokratike dhe të ardhmes me perspektivë për të mirën e të gjithëve dhe gjeneratave të ardhshme!
Shpesh flitet për hapat e guximshme, për njohuritë dhe kreativitetin në ngritjen e këtyre marrëveshjeve të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshja me Greqinë. Guximi, njohuria dhe kreativiteti do të kenë vlerë vetëm në rast se shfrytëzohen nga njohuria, guximi dhe kreativiteti i sektorit të biznesit, qytetarëve, të pranishmëve këtu për të sjellë përfitime për të gjithë. Unë besoj se do të shfrytëzojmë këtë mundësi të shkëlqyer historike e cila është para nesh.
Në fund më lejoni t’u dëshiroj debat të suksesshëm në Konferencën e sotshme nga e cila pres shumë propozime dhe vendime konstruktive”.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mbajti fjalim në Konferencën rajonale “Ekonomia nacionale në prag të BE-së, sfida dhe përvoja”, në organizim të Lidhjes së klubeve të Rotarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në vazhdim, ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Zaev për mediumet e interesuara:
“Është kënaqësi të jesh pjesë e kësaj ngjarjeje solemne, e cila ka një traditë dhe histori të pasur dhe kjo është Klubi i Rotarëve nga Distrikti 1912, ku me rastin e kësaj teme të mrekullueshme, perspektivat nacionale të ekonomisë, para së gjithash në prag të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Bashkimin Evropian.
I gjithë ky proces, i cili hapet para nesh si një mundësi me një debat të mrekullueshme të njerëzve afarist, të cilët vlejnë si humanist dhe shoqëror, të cilët bartin një mision fisnik me to, që të mund nëpërmjet debatit të ofrojnë zgjidhje kreative, të cilët me të vërtet do të shfrytëzohen për perspektivat e vendit tonë, por edhe bashkëpunimin rajonal të përgjithshëm, të cilin Klubi i Rotarëve para se gjithash Maqedonia e Veriut, por edhe Sllovenia e kanë si përvojë dekadash, të vërtetuar më shumë se 90 vite. Për mua është nderë dhe kënaqësi të jem i pranishëm në hapjen e kësaj Konference.
Këtu janë të pranishëm njerëz nga shoqëria e lartë, afarist, persona humanist të cilët deri më tani janë të dëshmuar dhe në fakt ata janë pjesë e asaj fuqie të madhe lëvizëse, të cilën vendi ynë e ka. Qëllimi kryesor sipas meje, në këtë fjalim ishte ajo që thash se guximi, njohuria dhe kreativiteti në arritjen e marrëveshjeve me fqinjët, Bullgarinë dhe Greqinë në stabilizimin e punëve në vend kanë kuptim dhe vlerë në rast se në mënyrë të barabartë shfrytëzohet kreativiteti, njohuria dhe guximi i këtyre njerëzve tanë afarist, qytetarëve tanë, që të mund të sjell dobi dhe perspektiva në periudhën në vijim.
Besoj se pikërisht kjo do të ndodh. Ka ndodhur në shumë vende, të cilët e kanë kaluar atë rrugë, do të ndodh edhe në vendin tonë dhe unë pres më shumë të ndodh tek ne, për shkak se me të vërtet shkëlqejmë në këtë moment në aspektin rajonal dhe atë ndërkombëtar, ndërkaq edhe në vend, të gjitha çështjet e mëparshme janë të mbyllura ose të përgatitura që të mund të përfitojë ekonomia dhe me të edhe qytetarët e vendit tonë”.