Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 131 me disa pika të rendit të ditës nga programi i punës dhe në interes të qytetarëve.
Në këtë mbledhje Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë Informacionin për mbledhjen e mbajtur të Këshillit Mbikëqyrës për monitorimin dhe ndjekje të progresit në implementimin e E-122 në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Grupin punues ndërdikasterial të themeluar (ekipi operativ) për ndërmarrje të aktiviteteve për realizim dhe implementim të Sistemit për thirrje urgjente E-122 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do ta prezantojë Qendra për Menaxhim me Kriza.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në mbledhje do të shqyrtohet edhe Informacioni për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Tregti dhe Industri të Republikës së Kosovës, lidhur me kontrollin e mallrave strategjike.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhje do të njoftohet edhe me Informacionin për progresin e implementimit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes për vitin 2018, si dhe për punën e Këshillit ekonomik-social, për vitin 2018, që në këtë mbledhje do ta propozojë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Qeveria sot, do të prononcohet për Propozim-vendimin për themelimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për dhënie të Kontratës për vendosjen e partneritet publik-privat për ndërtimin e një sistemi të ri për shpërndarje të gazit natyror në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria gjithashtu duhet të japë mendim edhe për Raportin vjetor të punës së Komisionit për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2018, si dhe për Raportin e Punës së Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë Veriore për vitin e kaluar.
Në mbledhjen e sotshme me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, do të shqyrtohet informacioni për organizimin e manifestimit me rastin e shënimit të 9-majit, Ditës së Evropës.
Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, është paraparë të fillojë në orën 12:00.