Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me ftesë të Institutit për Strategji dhe Zhvillim, sot mbajti fjalim në forumin “Sfidat ekonomike dhe efektet e integrimeve euro-atlantike.
Në vazhdim të kësaj kumtese, ju dërgojmë fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:
“Republika e Maqedonisë së Veriut, kaloji një pjesë të rëndësishme të rrugës së përcaktuar për realizmin e interesave strategjike më 6 shkurt të këtij viti, e nënshkruam Protokollin për anëtarësim të barabartë në NATO në selinë e Aleancës në Bruksel.
Këtë moment historik për vendin tonë e arritëm duke investuar në më shumë gjenerata të cilat nuk u gjunjëzuan dhe punuan shumë që të realizojmë vizionin tonë dhe qëllimin strategjik: Të bëhemi pjesë e familjes euro-atlantike.
Arritja e këtij qëllimi ka rëndësinë edhe më të madhe për shkak të mbështetjes së pandarë të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, sa më shpejt të jetë e mundur ta pranojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut si anëtare e plotfuqishme, si partner i besueshëm dhe dinjitoz në aleancën më të fuqishme të sigurisë ushtarake në botë.
Kjo në mënyrë plotësuese i hap horizontet për parashikim më të madh dhe një të ardhme të qartë për progresin tonë politik dhe ekonomik.
Si vend i 30-të anëtarë, dëshirojmë të japim kontributin tonë në formimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në një rajon të qetë, të prosperuar dhe demokratik, si dhe të japim kontribut serioz për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë Evropës Juglindore.
E vetmja mënyrë që vendet e vogla të ndikojnë në politikat dhe vendimmarrjet në nivel global është të bëhen partnerë përmes integrimit në organizatat ndërkombëtare.
Me anëtarësimin në NATO dhe BE, me parimin “i barabartë mes të barabartëve” dhe parimin e solidaritet, ne kemi mundësi për ndikim dhe të drejtë të barabartë në sjelljen e vendimeve në këto organizata.
Vlerësoj se të gjithë mund të pajtohemi se vetëm për një vit e gjysmë, Qeveria arriti, bashku me qytetarët, bashkë me miqtë, juve – mes të tjerash dhe të pranishmit këtu, ta kthejë vendin në rrugën e drejtë, rrugën pakthyeshme euro-atlantike, gjithsesi duke zgjedhur sfidat kyesore për të ardhmen e shoqërisë sonë dhe vendit tonë.
Marrëveshjet e arritura me fqinjët tanë Bullgarinë dhe Greqinë janë dëshmi e pamohueshme për pjekurin tonë dhe aftësinë që të ndërtojmë ura të mirëkuptimit, miqësisë dhe bashkëpunimit.
Rritja ekonomike varet në masë të madhe nga aftësia e vendit që të sigurojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, gjegjësisht siguria afatgjate dhe stabilitet politik.
Anëtarësimi ne NATO ofron siguri me të madhe që përmirëson mundësin e vendit të sigurojë stabilitet politik dhe ekonomik. Anëtarësimi në BE nënkupton hyrje në një treg të madh dhe të zhvilluar, më çka rriten perspektivat edhe për rritje ekonomike.
Dëshiroj që me këtë raste t’i ndaj, haptazi dhe në mënyrë reale numrat si dëshmi e pa diskutueshme se i fituam përfitimet e njëjta si te vendet e tjera të cilat në 15-të vitet e kaluara u bënë anëtare të NATOS-s.
Kemi arritur rekorde të reja. Investimet e drejtpërdrejta në shumë prej 624.5 milionë euro janë dyfish më tepër nga vitet më të mira të ekzistencës tonë si një vend i pavarur.
Industria rritet për 7.5%, si dhe me 12% krahasuar në vitin e kaluar. Përqindja e papunësisë po ulet, nga 27% para 22 muajve, në 19,4 përqind të tanishme.
Prodhimi i Brendshëm Bruto, i cili para 23 muajve ishte – 1.8%, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar arriti në 3.7%. Në tremujorin e parë të këtij viti kemi të dhëna serioze se mund të presim, rritje mbi 4%.
Me anëtarësimin në BE po hyhet në një treg prej 500 milion konsumatorë, ose 7.5% të popullsisë së botës, gjegjësisht në ekonominë më të madhe botërore me pjesëmarrje prej 23.8% të PBB-së botërore, pas së cilave vijojnë SHBA dhe Republika Popullore e Kinës.
Integrimi në BE për Maqedoninë e Veriut do të thotë hyrje në një treg 25 herë më të madh.
Më lejoni të theksoj vetëm disa tregues statistikor për përfitimet e anëtarësimit në NATO.
Në vitin 2004, me hyrjen e Estonisë në NATO, rritja e PBB-së në këtë vend ka qenë 6.2%, ndërkaq gjatë vitit 2005 është rritur në 9.3%, ndërsa në vitin 2006 është rritur në 10.2%...
Në Estoni investimet e huaja të drejtpërdrejta janë rritur 3 herë më shumë falë ndikimit pozitiv mbi ekonominë që e ka anëtarësimi i vendit në NATO, prej 968,5miljon euro në 3.1 bilionë euro investime të huaja pas anëtarësimit në NATO.
Në këto vende baltike është vërejtur një rritje në investimet e përgjithshme në ekonomi, rritje në aktivitetin e kredisë, reduktim të papunësisë dhe rritje në jetëgjatësinë e popullsisë...
Shtetet e reja anëtare kanë një rritje më të madhe të produktivitetit të punës, ndërsa klima e biznesit është e favorshme në shtetet e reja anëtare krahasuar me mesataren e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në vendet anëtare të BE dhe NATO të cilat anëtarësimin e kanë realizuar nga viti 2004, ka pasur përparim më të shpejtë në reformat strukturore për zhvillimin e sektorit privat, ndërsa BE-ja si partneri më i madh tregtar, kontribuon në rritjen më të shpejtë të eksporteve në shtetet e reja anëtare krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Përfundimisht por jo më pak e rëndësishme, vendet e reja anëtare të BE-së dhe NATO-s tregojnë përparim më të madh sa i përket demokracisë institucionale dhe qeverisjes së mirë - lirisë së shprehjes, stabilitetit politik, cilësisë së rregullatorëve, efektivitetit të qeverisë, sundimit të së drejtës dhe kontrollit të korrupsionit.
Këto janë NATO dhe BE. Proceset e integrimit euro-atlantik sjellin inkurajim, stabilitet, siguri që definitivisht jep reflektime pozitive.
Prandaj, me ndarjen e vlerave tona të përbashkëta: përkushtimi ndaj demokracisë, lirisë, ekonomisë së lirë të tregut, respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit i së drejtës, vendi ynë do të japë kontributin e tij pozitiv si një shtet i ri i 30-të anëtar i NATO-s dhe si një vend që me të drejtë pret të caktohet data e fillimit të negociatave për kapitujt e anëtarësimit në BE.
Unë dua, në të vërtetë, momentet e anëtarësimit tonë në NATO të jenë shumë logjike dhe për shumë arsye të justifikuara.
Me këtë të tregojmë kapacitetin e brendshëm që vendimet jo vetëm që janë frymëzuan nga motivet politike, por në fakt vendi ynë, një mik i të gjithëve, me të vërtetë meriton të jetë shteti i ardhshëm i 30-të i NATO-s dhe një vend që ka hapur kapitujt për negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.